“Po dalin të dhëna të reja për ndryshimin e emrit nga Rama”

Jun 14, 2016 | 8:27
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri, Sali Berisha duke komentuar lajmin e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka ngritur sërish pikëpyetje për ndryshimin e emrit të Edi Ramës.berisha

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë, rezultoi se Rroshi kishte fshehur të kaluarën e tij kriminale, nga ku rezulton se ka përdorur pesë emra në Itali dhe Zvicër.

Ndërkohë, Berisha duke e cilësuar Ramën si “administrator” të Facebook-ut të Rroshit, deklaron se të dhëna të reja po dalin nga ndryshimi i emrit të tij në vitin 2002.

Statusi i Sali Berishës:

Rama administrator i FB te Rroshit!

Te dashur miq, pas arrestimit te Rroshit per fshehjen e pese denimeve per pese krime dhe perdorimin e pese emrave ne Itali, Zvicer dhe Shqiperi, Edvin Shullazi, qe betohej publikisht per ndershmerine dhe integritetin e kriminelit te tij, shkruan tani ne FB e Rroshit statusin e radhes “fajin e ka Berisha”. Edvini, ne statusin e pasarrestimit ne FB e Ervinit te tij, betohet se nga burgu ku e burgosi Saliu ai do te dale me i forte se kurre.

Me kete rast dua ti them Edvin Shullazit te mendo se te dhena te reja po dalin mbi shkaqet e ndryshimit ne vitin 2002 te emrit tend nga Edvin ne Edi dhe atehere jo qe nuk do mund te shkruash me statuse per kriminelin Ervin/Elvisin por as dhe per kriminelin Edvin/Edi dhe se ty ne FB tend askush nuk do te shkruaj!! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura