“Po çmendet nga ‘xhelozia’!”/ Pas fejesës së Kourtney Kardashian, Scott Disick fotografohet me një modele 23-vjeçare në…

Oct 23, 2021 | 22:41
SHPËRNDAJE

Duket se Scott Disick nuk e ka pritur aspak mirë lajmin se ish-partnerja e tij, Kourtney Kardashian, është fejuar me bateristin Travis Barker.

scott disick

Themeluesi i linjës së veshjeve “Talentless” po mundohet të shpërqendrojë veten nga ngjarjet e fundit, pasi mbrëmë u fotografua në Los Anxhelos nën shoqërinë e një vajze të re. 38-vjeçari u pa krah për krah me modelen 23-vjeçare Elizabeth Grace Lindley, sipas fotografive të siguruara nga “Daily Mail”.

scott disick (1) scott disick (2)

Kjo është hera e parë që Scott del me një vajzë të re që kur u nda nga ish e dashura, Amelia Grey Hamlin, në muajin shtator pas gati dy vitesh lidhje. Një ditë pas propozimit romantik që Travis i bëri Kourtney-t, një burim tha se Disick po “çmendej” nga ideja se së shpejti nëna e fëmijëve të tij do të martohet sërish.

kourtney kardashian travis barker (5)

Pas ndarjes nga Kardashian, Disick ka dalë vetëm me vajza të reja në moshë. Hamlin është vetëm 20 vjeç. Modelja, e cila është vajza e yllit të “Real Housewives of Beverly Hills”, Lisa Rinna dhe aktorit Harry Hamlin, nisi të dilte me Scott kur ishte vetëm 19 vjeç.

amelia hamlin (10)

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Sofia Ritchie nga viti 2017 deri në vitin 2020. Kur u ndanë, ajo ishte vetëm 21 vjeç.

Marrëdhënia më e gjatë e Disick ishte me Kardashian, 42 vjeç, nga viti 2005 deri në 2015. Ata kanë tre fëmijë: Mason, 11 vjeç, Penelope, 9vjeç dhe Reign, 6 vjeç.

MIAMI, FL - DECEMBER 08: Sofia Richie and Scott Disick are seen during Art Week Party at Sugar Factory American Brasserie on December 8, 2017 in Miami, Florida. (Photo by Alexander Tamargo/Getty Images for Sugar Factory)

amelia hamlin, scott disick (7) scott disick (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura