Po bënte rezonancën magnetike në kokë, vdes 7 vjeçarja në Prishtinë. Zbulohet shkaku

| 17:18
SHPËRNDAJE
 

Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur sot në Prishtinë. Ajo kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës tek njëra nga ordinancat private.

departamenti-imazherise_f

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e viktimës për të mësuar detaje lidhur me rastin.

Xhaxhai i saj që nuk ka dashur t’i përmendet emri i tha Klan Kosova, se mbesa e tij ndërroi jetë nga mbi doza e anestezionit.

“Vajza është dërguar në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht anestezion, por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbi dozë”.

“Rasti është lajmëruar edhe në polici dhe është njoftuar edhe prokurori. Mjekët shumë të papërgjegjshëm. Trupi i vajzës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

Vdekja e vajzës u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha se janë duke punuar që të zbardhet rrethanat e vdekjes.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur).
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.