Po bënte një sezon fantastik, Bazeli i Xhakës heq dorë nga talenti i Kosovës

Apr 1, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova nuk do të vazhdojë të luajë për Bazelin. Sipas medias zvicerane “Blick”, klubi i njohur zviceran nuk do të shfrytëzojë opsionin e të drejtës së blerjes së kartonit të mesfushorit me tipare sulmuese.

Edon Zhegrova

Për shkak të ndërprerjes së futbollit në Zvicër dhe në mbarë botën prej koronavirusit, Bazeli nuk mendon të blejë futbollistin e Kosovës, i cili kushton 3.5 milionë euro, ndaj sipas të gjitha gjasave, Zhegrova do të kthehet te skuadra e tij belge Genk.

Kjo sjellje e Bazelit i ka habitur dhe vetë tifozët zviceranë të Bazelit, pasi kishin fituar simpatinë e Zhegrovës, i cili u aktivizua në 27 ndeshje gjatë kësaj periudhe me klubin e njohur të Zvicrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura