Po bëni seks apo dashuri me partnerin tuaj? Ja si ta bëni dallimin sipas ekspertëve

Apr 3, 2021 | 15:08
SHPËRNDAJE

Dashurinë dhe seksin, burrat dhe gratë e perceptojnë në mënyra të ndryshme. Ndaj edhe është e vështirë që të kuptojmë nëse po ecim në të njëjtin drejtim. Kush është ai apo ajo që nuk e ka menduar qoftë një herë të vetme: ‘Na lidh seksi apo dashuria?’.

seks apo dashuri

Kjo pyetje, sipas “Psychology Today”, mund të marrë përgjigje vetëm nëse ke parasysh këto pika thotë Isadora Alman, një terapiste e martesave dhe e marrëdhënieve:

Nuk keni asgjë për të diskutuar.

Si mund të pretendosh që është dashuri kur nuk keni asgjë për të biseduar?! Telefonatata dhe mesazhet në orën 3 të mëngjesit, të nxehta sa më s’ka, nuk tregojnë domosdoshmërisht që është dashuri. Nëse pas atyre mesazheve të nxehta s’mbetet asgjë tjetër për të diskutuar, nuk është dashuri.

Kontrolloni vazhdimisht telefonin

Shenjë e keqe, shumë e keqe. Këtë nuk duhet ta nënvlerësoni kurrë. Tregon se jashtë krevatit nuk ju lidh asgjë.

Kur kupton se pritshmëritë nuk korrespondojnë me realitetin

Një ditë të bukur zgjohesh dhe kupton që gjithçka e kishe krijuar ndryshe në mendjen tënde e ndryshe është realiteti. Mbase e kishe idealizuar ca si shumë. Kur fillon t’i shikosh gjërat më qartë i kupton edhe më mirë: seks apo dashuri.

seks apo dashuri

Marrëdhënia nuk përparon

Çdo lidhje, çdo marrëdhënie kalon në disa faza të caktuara. Nëse ngec diku, atëherë nuk është dashuri.

Ndjen se të mungon diçka, por s’e di çfarë është

Kjo është më e thellë nga sa duket. Është diçka që e kuptojnë vetëm ata që e kanë ndjerë. Nëse asgjë s’të kënaq, atëherë nuk e do, ose nuk të do.

Fluturat në stomak mund të të bëjnë dëm

Fluturat në stomak lidhen me rënien në dashuri, por nëse dridhjet e stomakut të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, atëherë nuk ia vlen.

Seksi është fantastik, por vetëm kaq

Ndërkohë që bëni seks ndiheni mirë, gjithçka është perfekte. Por sapo mbaron, diçka ngec. E ke mendjen te një tjetër ose te një i dashur, gjithsesi ndjen që nuk ndalesh dot. Je thjesht i zënë në kurth, i bllokuar. Por e sigurt është, që nuk je i dashuruar.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.