“Po bëni pazar me PS”, LSI reagon ndaj PD-së: Vota jonë për rritjen e çmimit të ujit është…

Jul 26, 2017 | 18:49
SHPËRNDAJE

Me anë të një deklarate për media ka reaguar nënkryetari i LSI-së, lidhur me akuzat e bëra Këshilltarët e PD-së, në Bashkinë e Tiranës, lidhur me rritjen e çmimit të ujit, pasi Veliaj pranoi kërkesat e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

ccmimi i ujit

“Ne do te kthehemi në mbledhje vetëm kur të bindemi që mbrohet dhe i shërbehet interesit qytetar. LSI nuk është pjesë e asnjë pazari! LSI është pjese vetëm e shqetësimit qytetar! Është skandaloze që UKT nuk faturon dot më shumë se sa 30% të konsumimit të ujit. Ka një mijë mënyra se ku mund të rriten të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje. Ne do jemi pjesë e reformimit të kësaj ndërmarrjeje. Nuk mund të jetë ky propozimi bazë. Nëse pas një procesi transparent reflektohen propozimet tona dhe natyrisht duke diferencuar çmimet për bizneset…LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi.

Ndërsa këshilltarët e LSI-së, në një deklaratë për media kanë reaguar sërish, e ndërsa janë  në britje për të nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, për të votuar rritjen e çmimit të ujit.

“S’jemi pjesë e asnjë pazari. Leopard Olli na bën pjesë të pazare politike.  Ne jemi paraqitur në orën 18:00 kur duhet të fillonte mbledhja e Këshillit dhe ende s’ka filluar. Presim nga kryetari i Bashkisë seriozitet. Pasi çështjet e tilla kanë seriozitet. Nuk mund të rrimë orë duke pritur aty, deri sa të vij kryetari dhe këshilltarët. Dua t’i bëj thirrje dhe përgjigje Ollit që na bën ne pjesë e pazareve. Ne nuk jemi këshilltarë të LSI, por jemi dhe anëtarë dhe jemi në shërbim të qytetarëve. Ndaj në kërkesën që parashtruam kryetarit ë bashkisë u krijonim qytetarëve lehtësira. Dua t’i them Ollit, edhe për këtë gjendje që kemi tek ujësjellësi, është edhe faj i Bashës që e ka lënë kolateral në banka.

Zotit Veliajt i kemi cacur një shkresë, sot i dorëzuam përveç një deklarate, i çuam shkresë të shkruar dhe nuk na ka ardhur në përgjigje zyrtare. Vota e LSI, vota e anëtarëve të LSI që nga dita e parë që kemi marrë këtë legjislaturë do jetë vetëm në shërbim të interesit të qytetarëve. Edhe në kërkesën që kemi dorëzuar është e qartë se çfarë kërkojmë. Presim zbatim dhe zbatim të të drejtave të qytetarëve.”, tha Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak, Eriona Bixha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura