“Po bëjmë maksimumin për t’iu shpëtuar jetët”- mjeku Tritan Kalo apel shqiptarëve: Zbatoni rregullat, kufizoni lëvizjet

| 13:28
SHPËRNDAJE


Ndërsa vendi ndodhet në shtetrrethin dhe po “luftohet” për të izoluar sa më shumë përhapjen e koronavirusit, mjeku Tritan Kalo nga spitali i Infektivit u ka bërë apel qytetarëve që të japin ndihmën e tyre duke zbatuar rregullat.

tritan kalo

Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Kalo u kërkoi shqiptarëve që të kufizojnë lëvizjet në mënyrë që mjekët të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e tyre.

Mjeku theksoi se vetëm duke u vetëizoluar dhe duke respektuar rregullat e higjienës vetjake mund t’ia dalim mbanë për të mundur, atë që e quajti armik të padukshëm.

 “Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja,”- tha Kalo.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

  1. Kjo duket si ne kohen e monizmit se thoshin do bajme luft me karkaleca se na I dergojne armiqt.

Comments are closed.