“Po bëjmë gjithçka që të mos mungojnë nevojat bazike”- Xhaçka nga Kakavija: Bisedime me palën greke për zgjatjen e orarit dhe…

Aug 14, 2020 | 19:00
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se po diskutohet intensivisht me palën greke për të rritur orarin e kalimit në pikat doganore si dhe shtimin e tamponëve.

Gjatë një inspektimi në Kakavijë, atje ku mijëra emigrantë presin me orë të tëra për të kaluara, zonja Xhaçka tha se janë dërguar tualete të lëvizshme, ndërsa po furnizohen edhe me ujë.

Deklarata: Jemi duke ndjekur me shumë vëmendje situatën në pikat kufitare me Greqinë, Qeveria është e angazhuar së bashku me emergjenca civile ku kemi ardhur për ta ndjekur në vend situatën.  Mbas vendimit të autoriteteve greke për të vendosur marrjen e certifikatës për një tampon negativ për çdo qytetar që kalon kufirin dhe izolimin për 7 ditë në Greqi. Po bëjmë shumëçka që të gjithë qytetarëve të mos u mungojnë nevojat bazike.

Jemi koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë mjekë dhe ambulanca për qytetarët që kanë nevojë dhe për të marrë masat për të krijuar kushtet higjieno-sanitare për të mos rrezikuar më shumë në kohë pandemie. Me ministrinë e Infrastrukturës kemi sjellë tualete të lëvizshme për ti ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bashkë me bashkitë e Dropullit dhe Gjirokastrës po koordinojmë pajisjen me ushqim të të gjitha familjeve që janë në pritje.

Xhacka1-770x418

Ministria e Jashtme është duke komunikuar intensivisht me palën greke, për të bërë të mundur rritjen  e testimeve deri në 330 tamponë për orë, por me perspektivën për ti shtuar edhe më këto kapacitete. Jemi në bisedime Intensive që orari i punës në pikën kufitare të zgjatet përtej orës 22:00 dhe puna të vijojë edhe natën. Kjo nuk është një situatë e vendosur vetëm për Shqipërinë, por mund t’ju them që jemi dukem marrë të gjitha masat që rregullat që ata kanë vendosur jo t’i zhbëjmë, por të bëjmë çfarë është e mundur që të shtojnë kapacitete dhe punojnë përtej orës së vendosur. Jemi këtu për të treguar vëmendjen maksimale të qytetarëve që kanë mbetur nga kjo anë e kufirit dhe jo nga ana tjetër. Është një situatë që për fat të keq që janë përballur jo vetëm vende jashtë BE por dhe vende të BE. Kjo është krijuar nga vështirësitë e pandemisë dhe po punojmë intensivisht që kjo situatë të zgjidhet një orë e më parë. Zgjatja e orarit dhe rritja e intensitetit të punës janë ende tema që po diskutohen intensivisht

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura