“Po akuzohemi se favorizojmë të fortët”- Kandidatja për kryeprokurore flet për frikën e saj: Ligjin e konsideroj të shenjtë. Do pranoja çdo penalitet po të…

Nov 13, 2019 | 11:44
SHPËRNDAJE

fatjona memcajUPDATE- Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Fatjona Memçaj ka deklaruar sot gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ajo e ka frikë ligjin dhe gjithë karrierën e saj e ka ndërtuar në këtë frymë.

Ajo është shprehur se ligjin e konsideron si të shenjtë dhe nuk do të ndërmerrte kurrë një vendim që do të cenonte ligjin. Memçaj tha se nuk ka frikë nga presionet, pas s’do ishte në këtë funksion.

Unë e kam frikë ligjin dhe ndaj e quan veten një prokuror i mirë dhe shkeljen e tij nuk ia lejoj vetes ta bëj, ndaj e kam ndërtuar karrierën mbi frikën mbi ligjin. Njerëzit që me njohin e dinë që s’kam frikë në detyrë sepse nuk do isha këtu.

Ligjin e konsideroj të shenjtë, aq më shumë ku cenohen interesat dhe të drejtat e  qytetarëve.

Po akuzohemi se po favorizohen të fortët dhe po sulmohen të dobëtit. Nëse unë do i jap të drejtën të shkel ligjin, do i thosha çdo qytetari që të shkel ligjin. Do pranoja çdo penalitet nëse do ishte e nevojshme”, ka thënë Memçaj.

Emërimi në shkele të ligjit

Fatjona  Memçja është pyetur për emërimin e saj në KLP dhe nëse në këtë rast është shkelur ligji dhe ka sjellë në përplasje institucionale mes Presidencës dhe Kuvendit.

Memçaj tha se ka marrë 5 vota në këtë funksion dhe se nuk ka patur shkelje të ligjit, por interpretim të tij.

“Kam marre 5 vota nga 6 vota dhe Presidenti i Republikës ka dëgjuar ç’ka është diskutuar në Këshill dhe ka lëshuar një dekret. Shkaku për ketë është tjetër gjë nuk ka te beje as me ligjshmërinë e emërimit tim dhe as me integritetin e atyre qe e kane bere dhe jam e sigurt se nuk do ta shkelte njeri ligjin për profilin tim. Nuk ka pasur shkelje ligji por interpretim ligji”, tha Memçaj. /PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura