Plusi i Programit Erasmus + në SH.P.A.L. Universiteti Metropolitan Tirana

Jun 28, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

Të gjithë e kemi të qartë: investimi në dije është investimi për të ardhmen. Për një të ardhme të suksesshme është e nevojshme një universitet që garanton dhe promovon standardet më të larta të mësimdhënies, me staf të një kalibri të lartë, kurrikula të pasura, ambiente dhe laboratorë të fjalës së fundit si edhe për më tepër një universitet që u përgjigjet kërkesave të kohës që kanë të bëjnë me perspektivën tonë europiane dhe rrugën drejt integrimit në BE. Ky është plusi i SH.P.A.L Universiteti Metropolitan Tirana, qasja dhe perspektiva ndërkombëtare për të na bërë qytetarë të denjë të së ardhmes europiane.

2

Tashmë ju mund të jeni studentë ndërkombëtarë duke studiuar në UMT, ku falë programeve të Komisionit Evropian, një prej tyre programi Erasmus +, keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht duke kryer me bursë të plotë një pjesë të studimeve në universitete prestigjioze evropiane. Të gjitha fakultetet e UMT kanë nënshkruar marrëveshje të shumta bashkëpunimi me universitete europiane si Universiteti i Lodz-it në Poloni, Universiteti Politeknik i Barit në Itali, Universiteti i Molises në Itali, Universiteti Teknik i Rigës në Letoni, Universiteti i Masaryk në Çeki, Universiteti Alexandru Ioan Cuza di Iasi në Rumani, Instituti i Isla Gaia në Portugali, Universiteti Eknomik i Varnës në Bullgari e shumë universitete të tjera.

Në sajë të këtyre projekteve, studentët kanë pasur mundësinë të ndajnë përvojën unike të të jetuarit dhe të studiuarit në universitetet më të mira të Europës dhe të përmirësojnë njohuritë profesionale. Kjo gjë do të kontribuojë në zhvillimin e të rinjve me mendje të hapur dhe me përvojë ndërkombëtare si profesionistë të ardhshëm. Mbi të gjitha studentët zhvillohen nga ana akademike duke përsosur aftësitë e kompetencat kulturore, sociale e gjuhësore si edhe zgjerojnë rrjetin e tyre të njohjeve. I tillë është rasti më i fundit i 6 studentëve të UMT-së, që aktualisht janë duke zhvilluar një semestër në Universitetin Aldo Moro të Barit në kuadër të projektit SEMINARE. Arbioli, Megi, Xhorda, Liliana, Gustiana dhe Klea janë vetëm disa prej emrave që kanë përfituar bursë studimi për pesë muaj.

Për më tepër UMT falë pjesëmarrjes në panairin ndërkombëtar të studentëve në Kolegjin Universitar të Sipërmarrjes dhe Administrimit në Lublin do të mirëpresë në vitet e reja akademike studentë të huaj të cilët kanë shfaqur një interes shumë të lartë për t’u bërë pjesë e auditoreve tona.

5

Plusi i programit Erasmus + nuk prek vetëm studentët por edhe stafin akademik ku më së fundmi profesorë të nderuar nga Italia erdhën dhe referuan në UMT duke sjellë praktikat më të mira të mësimdhënies. Gjithashtu sikurse shumë profesorë të tjerë nga UMT kanë dhënë ligjërata në universitetet partnere europiane dhe kanë patur mundësinë të shkëmbejnë eksperiencat, praktikat e tyre më të mira, duke zhvilluar më tej kurrikulat dhe metodologjinë mësimore.4
Ndërkombëtarizimi është shndërruar tashmë në një gur themelor të “Universitetit Metropolitan Tirana”. Në epokën e sotme të njohurive dhe teknologjisë globale, një rrjet i ndërlidhur dhe ndërgjegjësimi global gjithnjë e më shumë konsiderohen si pasuri të mëdha dhe të kërkuara. Tregu aktual i punës kërkon që të diplomuarit të kenë aftësi ndërkombëtare, gjuhë të huaj dhe shkathtësi ndërkulturore për të bashkëvepruar në një mjedis global. Ndaj kjo qasje ndërkombëtare është një vlerë e shtuar, një plus krahas gjithë potencialeve dhe pluseve të tjera që ky institucion ofron.

reachyourgoals (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura