Plagos me armë zjarri xhaxhin e gruas, dorëzohet në polici: Unë e bëra

Jul 19, 2018 | 19:19
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar në Itali është dorëzuar në polici, pasi ka plagosur me armë zjarri xhaxhain e gruas.

Siç raportojnë mediat italiane, 28-vjeçari Endrit Memaj u paraqit mbrëmjen e së mërkurës në stacionin e karabinierëve në Affori (Milano) dhe ka pranuar autorësinë e plagosjes.

11050685-0005-kNhB-U3000711788643dFC-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x443

Të shtunën mbrëma, në apartamentin në komunën Brugherio (në provincën Monza and Brianza pranë Milanos) ku jeton me bashkëshorten dhe vajzën 1 vjeçe, qëlloi me armë zjarri xhaxhin e bashkëshortes. I plagosuri, një 36 vjeçar moldav, ka marrë plagë në bark, ndodhet në spitalin “San Gerardo” në gjendje të rëndë shëndetësore. Raportohet se ka marrë një plumb.

Pasi u zhduk disa ditë pas plagosjes, 28-vjeçari zgjodhi të dorëzohej dhe tashmë ndodhet në burg edhe pse karabinierët ishin vënë në gjurmët e tij, raporton “Corriere della Sera”. I riu akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Plagosja erdhi pas një sherri në familje. Dyshohet se i lënduari ishte ofruar të bëhej “ndërmjetësues” për pajtimin e çiftit që së fundmi po kalonte një periudhë krize.

Por, diskutimi agravoi dhe çoi në plagosjen e 36-vjeçarit. Menjëherë pasi qëlloi me armë zjarri, Memaj u arratis me një makinë tip “Alfa Romeo”, për tu dorëzuar këtë të mërkurë te karabinierët. Arma e përdorur për të plagosur të afërmin e gruas ende nuk është gjetur.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura