Plumb kokës të moshuarit, banorët tregojnë tmerrin: Ore, po nuk kam gjë, hajde kontrolloni …

Sep 15, 2018 | 13:14
SHPËRNDAJE

MAJLINDA RAMA/ Ka pare tmerr me sy familja e Haxhi Likes, qe gjate aksionit te policise dje ne Remas te Lushnje, mbeti i plagosur me plumb ne koke, teksa ishte ne dhomen e gjumit.

Vendi ku u plagos i moshuari
Vendi ku u plagos i moshuari

“Ne ishim në dhomë kur plumbi e kapi në kokë”, shprehet mes lotësh bashkëshortja e të plagosurit. Ndërkohë, dy djemtë e saj u shoqëruan në Polici, nga ku mësohet se janë marrë në pyetje në lidhje me dy të dyshuarit, për të cilët Policia ka informacion se fshiheshin aty.

Blutë kryen kontrolle thuajse në të gjitha banesat e fshatit, por nuk është gjetur asnjë gjurmë e të kërkuarve.

“Ndërhyrja e armatosur ishte një terror për familjarët. Ndërhyrja në fshat nuk u bë konform ligjit, siç pohon Policia, por në rrethana të tjera, duke shkaktuar presion psikologjik, frikë dhe terror te banorët e fshatit. Ne e kishin të pamundur të dilnin jashtë sepse kishin frikë. Nuk e dinim se e çfarë na priste jashtë nëse dilnin, nuk kishim idenë se mund të ishte Policia apo se çfarë po ndodhte”, u shpreh një banor i fshatit.

Te tjere banore tregojne per ngjarjen, sipas tyre aq shume te frikshme.

“Ishte shumë e frikshme. U zgjuan pa u zbardh dita fëmijët, gratë e pleqtë. Nuk kisha parë kurrë terror kështu. Njësoj si në filma. Jemi akoma të trembur me këtë që ndodhi. Nuk ua kishim për borxh. Kërkojnë të dyshuar e kriminelë, në rregull, le t’i kapin, por jo të terrorizojnë një fshat për të gjetur atë që duan. Kjo është e tepërt. Nuk dimë se kujt t’i ankohemi. Na janë trembur familjarët”, u shpreh Altin Rrema, banor i këtij fshati.

Ndërkohë, një i afërm i familjes Lika, Shyqua, tregon se ishte e frikshme kur i kishin kërkuar të dalë e të nxjerrë kë kishte fshehur brenda.

“Ata flisnin nga jashtë duke thënë që ishin Policia dhe më pas dëgjuam të shtënat. Më thanë dil dhe unë u thashë hajeni kontrolloni çfarë kemi në shtëpi. Ore, po nuk kam gjë, kam gruan, kam dhe gocën e çunin, këta kam’. Ishte çast që s’do ta harrojë asnjëri nga ne”, u shpreh ai.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura