Plotfuqishmëria për Detin/ Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës

Mar 7, 2018 | 20:45
SHPËRNDAJE

Ministra e Punëve të Jashtme i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, në lidhje me kërkesën për plotfuqishmërinë e negociatave.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

bushati_meta

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se letra nga ministria është dërguar paraditen e sotme.

Kjo përgjigje e Bushatit, vjen pas kërkesave që ka dërguar Meta në lidhje me informacionet që ka kërkuar në lidhje me autorizimin për negociatat me Greqinë.

Kërkesat e Metës

Në kërkesën e dytë renditen disa pika, për të cilat kërkohet informacion më i detajuar, duke nisur qe nga titulli i marrëveshjes, i cili do duhet të ndryshohet, pasi në negociata veç Shelifit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Një tjetër pikë e cila nuk ka marrë përgjigje, pavarësisht se ishte e pasqyruar dhe në kërkesën e parë të Presidentit Meta, është mungesa e informacioneve lidhur me takimet e zhvilluara mes Ministrit Bushati dhe Ministrit Kotzias.

Pikë e rëndësishme që del në pah nga letra është fakti që pala shqiptare nuk ka asnjë harte me të cilën do të ulet në tryeze me palën greke. Vetë ministria ka konfirmuar këtë fakt, ndërsa Presidenca saktëson se në këto kushte  grupi negociator nuk është teknikisht i përgatitur për të filluar negociatat. Presidenca vëren në letër se grupi do duhet të kishte disa alternativa hartash me të cilat do te negociojë me palën greke.

Për këtë arsye, Presidenca kërkon nga Ministria që të përgatiten materialet hartografike, të cilave do duhet ti bashkëngjiten edhe dokumente të tjerë

Në fund të letrës për informacion, Presidenti i Republikës kërkon nga Ministria e Jashtme ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune.

Gjithashtu kërkohet që  qeveria shqiptare të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për plotësimin e çdo mangësie që mund të rezultojë qoftë në kuadrin e brendshëm legjislativ, apo në dokumentacionin teknik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura