“Plotësoje sa do dhe mbylle gojën”, Taulant Muka flet pas dorëheqjes: Kur protestoja …

Nov 16, 2018 | 12:20
SHPËRNDAJE

“Nese do te rrija me ne ate post kam frike se do te kisha gjera per te fshehur”. keshtu ka thene mes te tjerash ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, ne nje intervistë pas doreheqjes se tij nga posti qe iu besua nga kryeministri Rama.

Ne nje interviste dhene për “Kafein”, ai tregon mes te tjerash nje episod nga koha kur protestonte si student i levizjes studentore, ne ate kohe, ne “lufte te ashper” edhe me dekanin.

muka

“Po them një informacion që nuk e kam ndarë me askënd. Kur kam qenë në vit të katërt apo të pestë në mjekësi, kur studioja në Shqipëri, isha pjesë e protestave të lëvizjes studentore për reformën në sistemin arsimor dhe u bë edhe si luftë kundër dekanit në atë kohë. Mua më erdhi një çek i bardhe në atë kohë për tu plotësuar nga një person i caktuar, më tha plotëso dhe mbylle gojën, ndërkohë në atë kohë prindërit e mi kishin borxhe, dhe unë e grisa çekun e bardhë. Dua të them me këtë se nuk kam ardhur për të marrë lek dhe nuk e shikoja këtë pozicion për pushtet, por si mundësi për arsimin e lartë, që mendoj se është drama dhe plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Muka.

Degjoni videon pas minutës ’16

Doreheqja

Vetëm dy javë pas marrjes së detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon.

Burimet konfirmuan për “Panorama”, se Muka e ka dorëzuar dorehëqjen e tij kryeministrit Edi Rama, ku shpreht se:

“I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

69409950-3449-4d81-ac74-591

Dy javë më parë, Muka u emërua në këtë post nga Kryeministri Rama, pas denoncimit që ai bërë për plagjiaturën e ish-zv/ministrit Ervin Demo.

Taulant_Muka-1-759x500

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura