Plotësimi i Formularit A2 në shkolla, thuajse i pamundur

Jul 28, 2015 | 12:26
SHPËRNDAJE

Nga dje ka startuar faza e fundit që i çon ose jo maturantët drejt universiteteve, plotësimi i Formularit A2. Kjo procedurë, që këshillohet të kryhet zakonisht në mjediset e shkollave ku maturantët kanë përfunduar gjimnazin, këtë vit ka qenë e pamundur në shumë prej tyre. Shkak është bërë mungesa e internetit, e cila nuk ka lejuar aplikimin online përmes portalit të Maturës Shtetërore që u bë aktiv mëngjesin e ditës së djeshme.

4BD65BB1EFF27C55BAA779981C392004

Kjo ka vështirësuar dhe zgjatur procesin e aplikimit për maturantë që mund të kenë pasur probleme për t’u futur në portal. Gjithsesi, dera e fundit ku ata përplasen mbetet shkolla, në të cilën asistojnë persona përgjegjës. Mësohet se kanë qenë vetë gjimnazet që kanë sinjalizuar këtë mangësi në shkollë, madje një ditë para se të niste aplikimi. “Ditën e hënë, datë 27 deri më 29 fillon plotësimi i Formularit A2. E plotësojnë këtë formular të gjithë maturantët ose ish-maturantët që kanë dorëzuar në shkollë faturën prej 2 mijë lekësh. Plotë- simi bëhet nga shtëpia nëpërmjet celularit ose nga qendrat e internetit.

Në shkollë paraqiten vetëm ata persona që nuk futen dot në sistem. Ju bëjmë të ditur që në shkollë mungon interneti”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme “Arben Broci” në Tiranë. Gjithsesi duhet thënë që mungesa e internetit në disa shkolla të mesme nuk i ka penalizuar maturantët e kryeqytetit të kryejnë aplikimin. Një- soj si vitet e mëparshme plotësimi i Formularit A2 mund të bëhet në çfarëdolloj mjedisi të mundshëm, zyrë, shtëpi, kafe, qendër interneti etj. Është ky arsyetimi që japin edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të cilët thonë se kjo nuk mund të bëhet pengesë për maturantët, të cilët janë mirë informuar prej ditësh në lidhje me këtë procedurë.

Maturantët kryeqytetas kanë afat sot dhe nesër për të kryer plotësimin e formularit. Nesër u bashkohen edhe Kamza, Kavaja, Durrësi dhe Kruja. Më pas janë pesë data të tjera në dispozicion ku do të përfundojnë aplikimin maturantët kandidatë të të gjitha rretheve të tjera. Në formularin e këtij viti, kandidatët do të përzgjedhin 10 preferenca nga 289 degë të listuara. Ndërsa përcaktimi i fituesve, njësoj si vjet, do të bëhet në bazë të parimit meritë-preferencë. b.b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura