Plot 500 gram tritol u vendos poshtë “Benzit”/ Çfarë thotë pronari i makinës që ishte vënë në shënjestër

Nov 22, 2020 | 11:34
SHPËRNDAJE

Sasia e tritolit të vendosur poshtë një automjeti tip Benz në Vlorë ka qenë rreth 500 gramë, çka do të thotë se nëse do të aktivizohej dhe do të shpërthente, do kishte shkaktuar dëme të mëdha në automjet.

policia5

Ndërhyrja në kohë e forcat antieksploziv të Reneas pas pakos së dyshimtë, bëri që lënda shpërthyese të çaktivizohej.

Pronari i automjetit ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa policia siç informon gazetari i “Panorama” në Vlorë, nuk e ka të skeduar shtetasin me iniciale S. Binaj. Ai kishte dy vite që ishte kthyer nga jashtë shtetit.

Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin”, mësohet se është shprehur Binaj.

Ka qenë vetë ai që pikasur praninë e lëndës plasëse poshtë automjetin në pjesën e përparme dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Ngjarja është regjistruar mesnatën e shkuar në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

 

LEXO EDHE:

Pako me tritol poshtë automjetit tip “Benz”. Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur…

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura