‘Plera’, nxehet keq Roza Lati, ja titulli i lajmit që e tërboi

Oct 14, 2017 | 20:53
SHPËRNDAJE

Roza Lati, një nga moderatoret më të dashura të publikut, për shkak të tipit të saj moskokëçarës është komentuar shumë në media, mirëpo këtë herë portalet online e kanë tepruar duke shpikur për moderatoren.

Roza ka postuar lajmin në fjalë titulli i të cilit shkruan “Roza Lati: Ja ku kam bërë seks të çmendur”, dhe moderatorja shprehet se e gjitha është shpifje.

“Nuk i kam nxjerrë kurrë nga goja këto fjalë dhe t’ju vijë turp çfarë shpifni dhe shpifni kaq shëmtuar. Nga ana tjetër faleminderit që merreni me mua aq shumë sa shpifni veç të bëni lajm. Plehra. Faqe ordinere”, shkruan Roza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura