‘Plazh pa shezlongë e salltanete’, çfarë parashikohet për këtë sezon turistik

May 15, 2020 | 19:09
SHPËRNDAJE

Ky sezon turistik do të jetë me më shumë hapësira publike për qytetarët. Kryeministri Edi Rama teksa tha se do të ketë më shumë plazhe publike se private, tregoi se plazhi do të bëhet pa shumë salltanete, si shezlonget që tha se nuk të lënë të shohësh as rërën.

golem-plazh-karantine (9)

“Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët pa iu dalë përpara një njeri me hu në dorë që kjo është ‘pronë e xanun’. Por duke zgjedhur hapësirën në plazhin publik. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shezlonge që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura