Platforma e Presidentit Meta dhe deklaratat e ambasadores amerikane, Bylykbashi tregon çfarë do ndodhë me Reformën Zgjedhore

May 23, 2020 | 18:38
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se për të ndryshuar sistemin zgjedhor nuk mjafton vetëm zelli apo ideologjia.

bylykbashi

“Ajo që është më e rëndësishme është gadishmeria e të gjitha palëve, nuk mund të jetë një cështje ideologjike, zelli, do mendje të ndricuara për atë që do të diskutojë dhe do të zgjedhë. Zoti Basha ka bërë të qartë njohjen e tij për sistem mazhoritar. Preferoj edhe unë zgjedhjen e drejtëpërdrejt nga njerëzit. Një debat i qetë dhe i mirëinformuar do të na cojë drejt zgjidhjes. Ajo që ndodhi javën që shkoi me teatrin është një klimë shumë e ndezur. Sistemi nuk duhet të jetë jo vetëm përfaqësues dhe demokratik. Është mencuria ajo që prevalon, jo zellet dhe dicka tjetër e nxehtë”,- tha ai.
Bylykbashi komentoi edhe platformën e Presidentit dhe deklaratat e ambasadores Yuri Kim për Reformën Zgjedhore.

“Ambasadorja Përshëndeti angazhimin e opozitës për ta cuar drejt përfundimit reformën, pasi ishte përpjekje e Ramës ajo për të nxjerrë politikën nga binarët. Kurse Theksi i Metës vihet te problemet e rënda që janë konstatuar në reformën në drejtësi. Reforma ka probleme të rënda në strukturën e vetë. E kam thënë edhe para 4 vitesh që dështon ky sistem brenda 5 vitesh. Jemi në vitin e 4 dhe ja ku po ndodh. Por sot i mirë apo i keq ky system, shqiptarët duhet të marrin drejtësi. I duhet prokurori funksionale. Ajo që ngre Presidenti janë këto lloj shqetësimesh. Me cdo lloj gjëje që të përpiqet ai ka përballë kryeministrin që thyen cdo lloj koncepti të shtetit të së drejtës, kambana e fundit ishte ajo që ndodhi me Teatrin”,- tha Bylykbashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura