Platforma e PD për emigracionin, Bardh Spahia takime në SHBA

Jun 25, 2016 | 10:47
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës, Bardh Spahia zhvilloi një vizitë në SHBA, ku u takua me drejtues të diasporës, shoqatave të Emigracionit  dhe përfaqësues të politikës amerikane në nivel qendror e lokal.

Spahia gjate takimit
Spahia gjate takimit

Nje takim me senatorin e shtetit të New York, Marty Golden Spahia vlerësoi rolin e SHBA në kauzat e dekriminalizimit dhe Reformën në Drejtësi duke theksuar se kryeministri Rama dhe pushteti i tij mbajnë  peng sistemin dhe kërkojnë që  reforma ta kthejë drejtësinë  në vasalitetin e qeverisë dhe interesave të saj.

Sipas PD, Spahia e njohu senatorin amerikan me përpjekjet dhe qëndrimet e opozitës dhe kryetarit Lulzim Basha për dekriminalizimin e politikës, qeverisë Parlamentit  dhe institucioneve shqiptare nëpërmjet një fushate të gjerë denoncimesh për afera korruptive dhe kriminale.

Ai tha se PD kërkon vetëm zbatimin e parimeve të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, si autoriteti më i lartë dhe garantuesi ndërkombëtar në këtë çështje.

Spahia njohu senatorin amerikan dhe me programin e PD për ringritjen e vendit, ku u përqëndrua tek  strategjia e antikorrupsionit, për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit, ulja e barrës fiskale dhe ngritja e një  klime të favorshme biznesi.

spahia

Në takim me kryetarin e bashkisë së  Cliffside z, Tomas Calabrese në shtetin e  Në Jersey, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve, ky i fundit i shprehu Spahise konsideratat më të larta për diasporën dhe emigrantët shqiptarë si një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike dhe social-ekonomike të SHBA.

Spahia theksoi se Departamenti i Emigracionit dhe Diasporës në PD ka një program për integrimin dhe rolin  e komunitetit të  Diasporës dhe emigrantëve të SHBA në sektorë të ndryshëm.

Me anëtarin e njohur të  diasporës z. Mark Gjonaj u diskutua mbi gjendjen aktuale në Shqipëri duke theksuar rolin e opozitës për të siguruar një reformë në drejtësi që siguron pavarësi  dhe integritet  në zbatimin e ligjit.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit që po cënojnë rëndë sigurinë  e qytetarëve por edhe imazhin e Shqipërisë, është kauzë kombëtare dhe kërkon angazhimin edhe të Diasporës dhe emigracionit këtu në SHBA” tha z. Spahia.

Votimi  elektronik si shprehje e vullnetit të emigrantëve dhe Diasporës në zgjedhjet e ardhshme, ishte temë tjetër  takimit dhe  me kryetarin e  shoqërisë Vatra z. Gjon Bucaj, ku u cilësua si një hap kryesor në reformën zgjedhore, dhe  si një kërkesë e kahershme të komuniteti shqiptar në SHBA.

Spahia tha se Edi Rama dhe mazhoranca, nuk mund të vazhdojë më të mashtrojë  diasporën dhe emigracionin me retorikë politike sepse votimi elektronik do të sjellë një shprehje të vullnetit të lirë dhe  të drejtë të shqiptarëve që jeton nëpër botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura