Platforma antimafia/ PD nxjerr emrat e abuzuesve me pronën publike, Basha: Konfiskim pasurive të…

Sep 24, 2018 | 11:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha u shpreh se lidhja e politikes me krimin dhe kapja e ekonomisë nga krimi, janë “dy gjëmat e mëdha” që kanë kapur vendin. Ai i mëshoi vetingut në politikë si zgjidhje për qytetarët e sipërmarrësit.

Basha preku shkurt platformën e PD-së për ligjin anti-mafia: “Njësoj si me krimin e organizuar të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive do të jenë subjekt i kësaj nisme, barra e provës do të jetë me subjektet e ligjit, do u takojë atyre që janë bërë palë në afera të provojnë ligjshmërinë e aseteve, dhe së dyti, pavarësisht nga procesi penal, pasuritë do i nënshtrohen, verifikimin, sekuestrimit, konfiskimit. Pa ndalur të keqen dhe pa iu rikthyer shqiptareve astet që po u vidhen, shqiptarët nuk mund të dalin nga spiralja”.

basha1

“Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantohet konkurrenca e lirë, nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike, me afera korruptive. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë, zbatimin e ligjit, kushtet e një gare të barabartë”, tha Basha.

basha

Pjesë nga fjala e Bashës

“Të nderuar bashkëqytetarë, Shqipëria është në një gjendje kolapsi. Një krizë te trefishtë ekonomie, politike e morale ka kapluar vendim. Opozita është angazhuar jo vetëm të nxjerrë në pah të vërtetën, por edhe të hedhe në diskutim me qytetarët rrugët që të dalim nga e keqja. Por, që të dalim nga e keqja duhet të kuptojmë rrënjët e së keqes, që janë rrëzimi i demokracisë dhe shtetit ligjor nga bashkëpunimi mes krimit dhe politikës.

Opozita ka propozuar platformën e vetingut në politikë si një nga përgjigjet ndaj këtij problemi Kombëtar. Largimi i politikanëve lidhur me krimin e organizuar.

Deri më sot, Rama dhe Qeveria e kanë refuzuar vetingun në politikë. E dëgjuam që është kundër vetingut ndonëse është po ai që bashkë me Ballën, Xhafën, Cyrbejn, që kanë votuar të njëjtat ndryshime ligjore për policët, gardistët, gjyqtaret e prokurorët. Logjika është e thjeshtë: politikanët janë mbi ligjin.

Ne jemi të vendosur për të vetingun.

Jemi mbledhur për shtyllën e dytë për së keqes: Marrëdhënies mes krimit dhe politikës ka anacuar si një kancer në ekonominë shqiptare”.

Deputetë të PD-së vijuan më tej spjegimin e nismës, duke paraqitur tabelat e mëposhtme:

Anulim të koncesioneve e PPP, Basha prezanton sot platformën: Sekuestrim pasurive të atyre që…

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Opozita do të paraqesë sot platformën e saj politike për atë që demokratët e quajnë “çlirim të ekonomisë nga monopolet”. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të prezantojë sot edhe alternativën e PD-së për të ndalur dhënien e koncesioneve abuzive përmes ndryshimit të Ligjit Antimafia.

basha1

Basha do të paraqesë në një tryezë me përfaqësues të opozitës, ekspertë të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të botës së biznesit alternativën e PD për ekonominë. Burime nga PD sqarojnë se në thelb të ndryshimeve të Ligjit Antimafia që opozita do të paraqesë, do të jetë anulimi i çdo koncesioni korruptiv.

Grupi i punës, i drejtuar nga nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, në bashkëpunim edhe me deputetët e forcave të tjera opozitare kanë përgatitur sugjerimet konkrete për koncesionet, PPP-të dhe prokurimet publike, të cilat, sipas PD, u kalojnë të gjitha klientëve të qeverisë.

Në javën e parë të shtatorit, Basha premtoi se do të paraqitet një platformë për një ekonomi të çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve. Duke e cilësuar emergjencë kombëtare amendimin e Ligjit Antimafia për të vepruar menjëherë mbi pasuritë e çdo individi që merr pjesë në koncesionet dhe tendera publikë dhe që nuk arrin të justifikojë të ardhurat e tij.

“Në kushtet e kësaj emergjence kombëtare, propozimi ynë për ndryshimet në Ligjin Antimafia, që do të sekuestrojnë pasuritë e çdo individi që merr pjesë në koncesione, PPP dhe tendera publikë korruptivë dhe që nuk arrin të justifikojë veprimtarinë korruptive në bashkëpunim me entet qeveritare duhet miratuar menjëherë”, ka deklaruar kreu i PD. Nga sot, Partia Demokratike do të nisë një konsultim mbarëkombëtar me qytetarët për të deklaruar edhe qëndrimin që do të mbajë përballë gjendjes që po kalon vendi.

SHTYLLAT

Gjatë prezantimit të sotëm të platformës ekonomike të PD dhe amendimeve të demokratëve për Ligjin Antimafia, Basha do të fokusohet në tri çështje kryesore. Burime nga selia blu bëjnë me dije se në fokus të kreut të PD do të jetë fillimisht publikimi në mënyrë të përmbledhur i abuzimeve kryesore të qeverisë në lidhje me koncesionet, lejet dhe tenderat.

Gjithashtu, në diskutim me ekspertët e fushës, por edhe përfaqësuesit e medias, Basha do të flasë për kostot e abuzimeve të qeverisë me PPP-të dhe koncesionet, si dhe do të paraqesë alternativën e demokratëve për daljen nga kriza. Sipas demokratëve, amendimet në Ligjin Antimafia janë të lidhura ngushtësisht me vetingun në politikë të propozuar nga opozita e bashkuar.

Kreu i grupit të punës për vetingun në politikë, Ervin Salianji, mësohet se i ka dorëzuar kreut të PD-së draftin e deputetëve opozitarë, sipas të cilit parashikohet të realizohet ky proces. Sipas këtyre propozimeve, vetingu në politikë pritet të bëhet nga një komision i posaçëm me ekspertë, ai do të jetë i mbikëqyrur nga ndërkombëtarët dhe do të jetë një proces administrativ, duke mos dëmtuar punën e asnjë prej institucioneve të reja që do të krijohen në sistemin e drejtësisë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura