Plasari: Vettingu është shpikje e një fondacioni. Ambasadorët nuk janë ‘Zotër’

Nov 3, 2017 | 21:31
SHPËRNDAJE

Akademiku Aurel Plasari ka folur sot nga emisioni “Studio e Hapur” në News24 për situatën në vend, temat më të nxehta duke përfshirë edhe reformën në drejtësi ose vettingun. Ndonëse nuk përmendi emra, Plasari deklaroi se vettingu është shpikje e një fondacioni, duke aluduar për fondacionin Soros. Ai tha se pavarësisht emrit, është fakt i dokumentuar që është shpikje e një fondacioni privat

aurel-plaarii-

“Vettingu është një shpikje e një fondacioni. Është problematike sepse është maskuar për t’u shitur sikur nuk është një shpikje e një fondacioni”, tha Plasari.

Për reformën në drejtësi, Plasari shtoi: Kur e bën një krah politik i implikuar me krimin e abuzimin është i lexueshëm qëllimi për të kontrolluar një nga pushtetet.

Ju nuk keni asnjë besim tek vettingu?
Pushteti ekzekutiv nuk ka pse të rrijë pa gjumë për të rindërtuar një pushtet tjetër. Është e dyshimtë, për të pyetur se çfarë lloji interesi ka. Pushteti tjetër duhet të ishte i interesuar. Ky është ndërrim rolesh si në Rajhun e tretë.

Ju thoni më 25 tetor, “një diktaturë mund të instalohet edhe në kohë paqeje, edhe në rrethana kushtetuese të një pushteti të arritur me vota, i cili fillon të cenojë e të cungojë liritë kushtetuese”.
E keni parasysh pse e them këtë. Shqiptarët kanë vuajtur një diktaturë që ka ardhur në rrethana të veçanta. Pas luftës së II botërore. Diktaturat vijnë edhe me ata që marrin pushtetin me vota dhe duan ta përdorin për hir të pushtetit. Një njeri që thotë largohem nga pushteti kur të dua unë,. Çfarë do të thotë? Në SHBA një njeri i tillë do të thërritej nga komisioni i sigurisë do të pyetej se çfarë mjetesh keni ju për të qëndruar në pushtet përveç votave. Ai nuk ka thënë se kur të më largojë populli por kur të dua vetë. Ky është element tipik i diktaturës. Enver Hoxha nuk ka guxuar kurrë ta thotë këtë, kurrë.

Edi Rama e thotë…
Në Shqipëri kemi njerëz që e kanë thënë. Emrin thuaje ti, se s’kam dëshirë.

Për sa i përket vettingut…
Vettingu është një shpikje e një fondacioni. Është problematike sepse është maskuar për t’u shitur sikur nuk është një shpikje e një fondacioni. Le ta ketë emrin si të dojë. Le mos të bëjmë sikur po merret bota me të. Është konspiracion, që ta sajojë një fondacion, ky është fakt.

Është fakt i dokumentuar që është shpikje e një fondacioni privat. Është dokumentuar në propozimin e kësaj reforme, që të marrë përsipër edhe pagesat.

Por vettingu është bërë edhe në Rumani e vende të tjera.
Nuk e di. Duhet të informohem si janë bërë në Rumani apo…

Duke folur per ambasadoret tha: Ka ambasadorë edhe që janë dënuar dhe hetuar, kemi mësuar në ndonjë shkollë që ambasadorët janë zotër? Janë përfaqësues të nje shteti të kryejnë detyrën me korrektesë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura