Plas te Vllaznia, drejtori shpërthen kundër trajnerit: Turp për Gjokën dhe klubin

Jan 14, 2018 | 10:42
SHPËRNDAJE

Drejtor sportiv i ak ademisë Vllaznia, Alban Hasani, shpërthen kundër trajnerit Ernest Gjoka dhe drejtuesve të klubit shkodran për mosgrumbullimin në ekipin e parë të sulmuesit, Belajdi Pusi.

Golashënuesi më i mirë i të rinjve, i cili spikati edhe në debutimin historik të Vllaznisë në Ligën e Kampioneve për U19, duke shënuar dy gola ndaj Zimbru Kishinjevit, nuk po stërvitet me Vllazninë në Ulqin. Në një kohë që ai ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja Shpresa për turneun që do të zhvillojë më 23 janar në Turqi, për Hasanin është skandaloz fakti që Gjoka nuk e përfshin në skuadër.

alban hasani

ALBAN HASANI

“Është një turp për klubin Vllaznia që nuk grumbullon një talent si Belajdi Pusi. Nuk e di pse trajneri Gjoka nuk e ka thirrur në ekipin e parë. Jo vetëm Pusin, që ka fituar gjithç- ka me mund dhe djersë, por edhe për Brahimin, Hysenin dhe Isufin, duhej që të ishin tashmë në Ulqin me Vllazninë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjnë më tepër këta djem që të merren në ekipin e parë. Pusi ka fituar gjithçka me djersë dhe nga klubi nuk i është dhënë asnjë qindarkë. Po kështu mund të them për Isufin. Ai është pjesë e 19-vjeçarëve të Shqipërisë dhe nuk grumbullohet nga Gjoka. Nuk di kush po pyetet te Vllaznia. Drejtori sportiv që është personi numër një për afrimet, nuk pyetet. Gjoka, si për ironi të gjërave, thotë se nuk e di kush e ka bërë merkaton.

belajdi pusi

Ai di të mbajë një lojtarë si Ribaj para Pusit, pa shikuar edhe strategjinë e klubit. Kjo është paradoksale dhe na demotivon të gjithë ne që punojmë me akademinë Vllaznia. Ne prodhojmë për Kombëtaret, ndërsa Vllaznia nuk i grumbullon. Drejtorin teknik se pyet njeri, ndërsa trajneri thotë se e kam bërë unë merkaton për t’i ikur përgjegjësisë. Nuk e kuptoj se kush ka bërë merkato. Më habit edhe fakti se, pavarësisht se Vllaznia ka një presidente si Voltana Ademi, që po bën maksimumin e mundshëm për të bërë një ekip të mirë, vijojnë të thonë që, ish-presidenti Fushaj është ai që po bën merkaton.

Më duket paradoks që tani duhet pirë kafja tek pronat e Fushajt, në një kohë që Vllazninë e ka akoma bashkia. Të rinjtë po injorohen dhe kjo është për të ardhur keq”, ka thënë Hasani për “Panorama Sport”. Ndërkohë, gazeta kontaktoi edhe trajnerin Gjoka për një reagim, por ai nuk kishte dëshirë të replikonte. Kujtojmë që lojtari i mosgrumbulluar në ekipin e parë, Pusi, ka shënuar në sezonin e kaluar 22 gola në kampionatin U-19 (pa llogaritur këtu dopietën në Champions dhe katër gola në fazën e parë të këtij sezoni).

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura