Plas te Steaua e Bukureshtit, presidenti Bekali përjashton Qakën nga ekipi

Aug 31, 2018 | 18:00
SHPËRNDAJE

Eliminimi nga turi play-off i Ligës së Europës ka sjellë pasoja të mëdha te skuadra e Steauas së Bukureshtit. Presidenti i klubit rumun, Xhixhi Bekali ia ka nxjerrë inatin e eliminimit, mesfushorit të Kombëtaret, Eros Gezda. Ai është përjashtuar nga ekipi me urdhër të presidentit.

qaka

Kujtojmë që Qaka u transferua këtë verë të Steaua e Bukureshtit për 400 mijë euro, ndërsa iu vendos edhe një klauzolë e çmendur prej 20 milionë eurosh për prishjen e kontratës 5 vjeçare. Por mesa duket gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej dhe klubi i njohur rumun ka mbetur tejet i zhgënjyer nga shqiptari.

Bekali

“Ia dhashë Qakën Poli Iasit, por ai refuzon të shkojë. I thashë që është jashtë liste, nuk është më pjesë e klubit tonë, ndaj duhet të shkojë, nuk ka ç’të bëjë”, u shpreh presidenti i Steauas pas eliminimit të djeshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura