Plas te PD, në Krujë baza kundër kandidatit. Salvador Kaçaj takon Bashën: PDK vetëm në zgjedhje, do kandidoj në Lezhë

Apr 17, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

Simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në Krujë kanë zhvilluar sot protestën e radhës kundër të zgjedhurit të PD-së për bashkinë e tyre, duke kërcënuar me bojkotim të zgjedhjeve, nëse nuk caktohet nje kandidat tjetër. 

Hamdi Pasha

Sipas korrespondentitte “Panorames” Leonidha Musaj, ata protestojnë të pakënaqur me kandidaturën e Hamdi Pashës, që PD-ja e zyrtarizoi pak ditë më parë për garën vendore për këtë bashki.

Sipas protestuesve, ai nuk është banor i zonës dhe kjo, sipas tyre është në disfavor të komunitetit. Ndërkohë që tjetër arsye me të cilën përligjin protestën kundër Pashës, është marrëdhënia e gjakut me kandidatin e PS-së, Artur Bushi, të cilin opozita e ka denoncuar si person me rekorde kriminale, dënuar në Itali për trafik droge.

Protestuesit kanë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve, nëse PD-ja nuk reflekton për ndërrimin e kandidaturës.

Hamdi Pasha/ Salvador Kacaj

Përveç Krujës, Partia Demokratike po has vështirësi edhe në qytetin e Lezhës. Këtë herë jo nga baza e selisë blu, por nga aleatët.

Salvador Kaçaj aktualisht kryetar i komunës Shëngjin u takua sot me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe në përfundim të takimit tha se Partia Demokristiane, ku ai bën pjesë, do të dalë e vetme në zgjedhjet në këtë qytet.

Kaçaj u shpreh se do të garojë për kryetar të Bashkisë së Lezhës, duke shtuar se ka vota të mjaftueshme me siglën e PDK-së për ta fituar këtë bashki.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura