Debat në PD, japin dorëheqjen kandidatët e Këshillit Bashkiak që janë në vende jofituese. Alimadhi i Ballit kërcënon Bashën

May 6, 2015 | 10:56
SHPËRNDAJE

Lista zgjedhore të paplota në rastin më të mirë, apo lista të bardha. Partitë politike kanë depozituar të hënën, deri në orët e vona të mbrëmjes, listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, por edhe ato të kandidatëve për bashkitë kryesore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Partitë e kryesore kanë depozituar në KQZ listat e kandidatëve vetëm për 10 bashkitë kryesore, që me ndarjen territoriale kanë më shumë se një komision zonal të administrimit të zgjedhjeve(KZAZ). Por burime nga partitë politike bëjnë me dije se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë “prenotuar” vetëm datën e regjistrimit dhe numrin e protokollit, pasi listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë po diskutohen ende dhe po shikohen për të bërë të mundur zhvendosjen e kandidatëve në renditje.

Të hënën, deri në orët e vona të mbrëmjes, Partia Demokratike nuk kishte hartuar ende listën përfundimtare të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, dhe ajo është kopsitur vetëm dje në mëngjes. Ndërkohë që listat e këshillave për bashkitë e tjera nga dy forcat politike po rishikohen sërish. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit ishte data 4 maj deri në orën 00:00 të mbrëmjes.

Por duket se forcat kryesore kanë rënë dakord me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar dhe rikorrigjuar në një kohë të dytë listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Dje, disa prej kandidatëve të PD-së në Këshillin Bashkiak kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vendeve jo favorizuese në listë.

Nga kandidatët mësohet të jetë dorëhequr Gent Minarolli, ndërsa kreu i PBK, Adriatik Alimadhi, kërkon prej kreut të PD-së të rishikojë pozicionin e tij në listë ose do të tërhiqet nga marrëveshja. Prej burimeve nga PD bëhet e ditur se ka pasur dhe emra të tjerë në pjesën jofituese të listës që kanë dhënë dorëheqjen.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura