Plas te Partizani/ “Po tani i kujt është faji, bir k*rve”, shpërthen keq mesfushori i kuq

Feb 28, 2020 | 22:54
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Partizanit, Romero, ka shpërthyer në “Instagram” pas disfatës 5-1 të të kuqve në derbin ndaj Tiranës. 24-vjeçari venezuelian ka “shigjetuar” drejtuesit nëpërmjet 3 postimeve në “Instastory”, duke mos u kursyer aspak.

romero

Romero nuk ka përmendur emra konkret, gjithsesi prej kohësh ai nuk është në planet e trajnerit dhe stafit teknik, të cilët e kanë degdisur tek ekipi B.

“Rregulli i jetës: Kush bën keq do gjejë keq”, shkruan venezueliani te “Story” i parë.

Romero 1

“Po tani i kujt është faji, bir kur*ve”, ishte shpërthimi i radhës i mesfushorit.

Romero 2

Ndërkohë që në fund ka shkruar: “Zoti është perfekt”.

Romero 3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura