Plas te Anglia, mesfushori shpërthen ndaj kritikëve: Kërkova të gjuaj penallti! Trajneri bëri…

Jul 12, 2021 | 14:13
SHPËRNDAJE

Kritikat të shumta vërshuan në drejtim të ‘’3 Luanëve’’ për mënyrën e gabuar se si proceduan në rastin e 11-metërshave në finale.

grilish

19-vjeçari Saka mori një lumë kritikash, por dhe shokët skuadrës së tij të cilët u akuzuan se nuk duhet ta linin Sakan të gjuante penalltinë.

Legjenda Roi Kin u shpreh para mikrofona të ‘’Sky Sport’’ me fjalë mjaft kritikuese për Anglinë: ‘’ Ju nuk mund ta linit një 19-vjeçar të ndrojtur të gjuajë para jush. Ata kanë shumë më shumë përvojë, Sterling ka fituar trofe, atyre iu desh të dilnin para fëmijës së ri dhe të ngriheshin në këmbë’’, por kësaj kritiket ka menduar t’i përgjigjet vetë mesfushori i Anglisë, Xhek Grilish.

Nëpërmjet një statusi në ‘’Twitter’’, mesfushori shkroi se vullneti i tij ishte të gjuante penallti, por ishin zgjedhjet e trajneri ato që e penguan.

‘’Unë thashë se doja të gjuaja penallti!!! Trajneri ka marrë shumë vendime të drejta këtë turne dhe këtë bëri dhe sonte. Por nuk mund tu them njerëzve që nuk doja to godisja një penallti, kur në fakt e kërkova’’, shkroi mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura