Plas skandali/ Zyrtari i lartë jep dorëheqjen, i dalin përgjimet se si ngacmonte seksualisht gazetaret

Apr 19, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Jep doreheqjen zyrtari i lartë i shërbimit civil në Ministrinë e Financave të Japonisë, pasi i vu ne qender te akuzave se kishte ngacmuar seksualisht disa gazetarë femra.

 

Japan's Vice Finance Minister Fukuda leaves the ministry after announcing his resignation in Tokyo

Në një konferencë shtypi, zyrtari, Junichi Fukuda, 58 vjeç, zëvendësministri i administratës, tha se akuzat ndaj tij nuk ishin te verteta.

Megjithatë, dorëheqja e Fukuda, e cila u pranua nga ministri i Financave Taro Aso, ishte një shenjë e vogël që Japonia mund të bashkohej me llogaritjen ndërkombëtare të lëvizjes #MeToo, të nxitur nga akuzat e përhapura për ngacmimet dhe sulmet seksuale.

Dy ditë më parë,  Fukuda kërcënoi të padisë revistën Shukan Shincho, e cila fillimisht i raportoi akuzat, duke dhene detaje dhe pergjime se ai kishte avancuar ndaj gazetareve, duke i kerkuar t’u prekte gjoksin.

Të mërkurën, ai deklaroi se “Unë do ta kundërshtoj atë në gjykatë”. Fukuda dha dorehqjen në të njëjtën ditë kur Ryuichi Yoneyama, guvernatori i Niigatës, në bregun perëndimor të Japonisë, tha se do të jepte dorëheqjen për atë që ai e quajti një “problem me grate.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura