Plas sherri! Young Zerka tha se Samanta Karavella nuk e meriton famën, reagon këngëtarja

Nov 4, 2019 | 11:38
SHPËRNDAJE

Në mbrëmjen e të shtunës i ftuar tek ‘Shiko kush luan’ ishte këngëtari Young Zerka. I vënë përballë disa fotove të personave publikë, ai duhet të zgjidhte se cili nga këta nuk e meriton famën.

Zerka, pa e menduar dy herë dhe qëlloi mbi foton e Samanta Karavellës.

Pas kësaj ka reaguar këngëtarja në ‘Instastory’.

“O Koçiii s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia… Eh pra, pas një buri (pa ‘rr’) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja.”

Mesa duket Samanta, përveçse ka reaguar për atë çka tha Young Zerka, në këtë rast ka sulmuar edhe ‘gruan e këngëtarit.

Kujtojmë se Young Zerka është përfolur për një lidhje me Ronela Hajatin me të cilën Samanta nuk i ka punët mirë.

Këngëtaret kanë qenë shoqe të mira por më pas shoqëria e tyre mori fund dhe shkak për këtë sipas Samantës u bënë intrigat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura