Plas sherri! Xhensila Pere ofendon Eliona Pitarkën: “Është kot, pa lidhje”

Oct 11, 2019 | 12:49
SHPËRNDAJE

Ajo është gjithnjë e hapur dhe pa komplekse në intervistat që jep. Këtë gjë ka bërë edhe këtë herë ish-banorja e ‘Big Brother’, Xhensila Pere.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku është pyetur ndër të tjera se cilën nga figurat publike do të donte ta largonte nga ekrani. Xhensila është përgjigjur troç duke thënë emrin e aktores Eliona Pitarka.

“Femër është. Nisur edhe nga ajo që sapo ka startuar… pashë puntatën e parë të emisionit dhe ajo është Eliona Pitarka. Më duket kot, pa lidhje. Te ajo fushë ku është prezantuar nuk bën”, është shprehur ajo.

Por Xhensila, për t’u treguar modeste, zgjodhi edhe veten e saj dhe tha me ironi se njerëzit mendojnë se ajo nuk bën asgjë, përveç se ju dhuron klikime mediave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura