Plas sherri te Ligjet/ Zëvendësja e Xhafajt do rendin e ditës, Noka: Je një çerre e krimit (VIDEO)

May 16, 2018 | 18:54
SHPËRNDAJE

Tone të ashpra dhe replika të forta në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, teksa deputetët e PD-së po numëronin akuzat në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe nevojës urgjente që ai duhet të japë dorëheqjen.

ligjet1

Në kohën që deputeti Bylykbashi po kërkonte nga kolegët socialistë të jenë në dinjitetin e detyrës në raport me situatën, ka ndërhyrë zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, duke këkruar të zbatohet rendi i ditës në komision.

Voda: Vetëm rendi i ditës nuk është ky, më fal tani, të lutem

Bylykbashi: Jeni e ftuar, ose largohuni nga komisioni, ose

Alibeaj: Zonja Hysi, ose largoheni zonjën Voda tani,  ose i thoni të pushojë

Hysi: Më fal, mbledhjen e drejtoj unë, fjalën do ta merrni kur

Alibeaj: Largojeni nga komisioni, nuk mundet të ofendojë komisionin

Noka: Largoje jashtë, jashtë, je një çerre e krimit

Alibeaj: Largojeni tani

Hysi: Mbledhjen e drejtoj unë

Bylykbashi: Të largohet zv ministrja tani, ti ruhet nderi këtij komisioni

VIDEO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura