Plas sherri në një parukeri në Tiranë, vajzën e nxjerrin jashtë për flokësh. Ndërhyn policia

Jul 26, 2016 | 20:40
SHPËRNDAJE

Mesditën e sotme një sherr i rëndë ndodhi në një parukeri në Tiranë. Ku një vajzë është nxjerrë jashtë parukerisë me shqelma nga stafi për arsye që nuk bëhen me dije. Por, mesa duket debati ka qenë i ashpër, pasi sherri ka vazhduar edhe në rrugën e Durrësit, ku të gjithë shoferët apo dhe kalimtarët kanë qenë spektatorë të tij.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe njerëzve të tjerë që të ndanin vajzën bionde nga punonjesit e parukerisë, të cilat i janë vërsulur të gjitha duke e kapur për flokësh.

Fillimisht vajza ka qenë brenda qendrës estetike vetëm kur ka plasur sherri, e cila është shtrirë përtokë duke e kapur për flokësh nga stafi i qendrës. Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera të cilat ndodheshin brenda. Sipas raportuesit i gjithë sherri ka ndodhur mes një çifti dhe mes stafit të parukerisë. Fillimisht vajza ka qenë brenda qendrës estetike vetëm kur ka plasur sherri, e cila është shtrirë përtokë duke e kapur për flokësh nga stafi i qendrës. Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera të cilat ndodheshin brenda.

Raportuesi shprehet se nuk dihet nëse vajza e konfliktuar me stafin e qendrës estetike ishte kliente, apo kishte ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë nga pjesëtaret e stafit./jetaoshqef/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura