Plas sherri mes talebanëve, udhëheqësit zihen në Pallatin Presidencial për përbërjen e qeverisë së re

Sep 14, 2021 | 23:48
SHPËRNDAJE

Një sherr i madh ka ndodhur midis udhëheqësve të talebanëve për përbërjen e qeverisë së re. Lajmi është bërë i ditur nga BBC, duke cituar zyrtarë të lartë të talebanëve.

talebanet

Sipas burimeve që citon BBC, debati midis bashkëthemeluesit të grupit Mullah Abdul Ghani Baradar dhe një anëtari të kabinetit ndodhi në pallatin presidencial.

Ka pasur raporte të pakonfirmuara për mosmarrëveshje brenda udhëheqjes së talebanëve që kur Baradar u zhduk nga publiku ditët e fundit, por kjo është mohuar zyrtarisht.

Talebanët morën kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar dhe që atëherë e kanë shpallur vendin një “Emirat Islamik”. Kabineti i tyre i ri i përkohshëm është tërësisht me meshkuj dhe përbëhet nga figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura