Plas sherri mes reperave pasi i përmendi gruan në këngë, çfarë ndodhi që Capital T dhe Mozzik po sulmojnë njëri-tjetrin

Dec 5, 2020 | 18:18
SHPËRNDAJE

Mes reperëve shqiptarë duket se ka nisur një luftë me diss-e, me postime e sulme në rrjete sociale. Gjithçka nisi kur Capital T i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit bëri një diss që u tha se ishte për kolegun e tij, Mozzik.

Ky i fundit reagoi me një sërë postimesh në rrjetet sociale, ku shkruante: “Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të çon shumë larg… por duhen edhe këmbët!”.

Shumë shpejt reagoi edhe Capital T, i cili publikoi një status ku shkruante: “Burrnia nuk blihet me kurrgjo, e ju s’e keni”.

E pas këtyre postimeve duket qartë se reperat e kanë me njëri-tjetrin, pasi Capital T nuk e ndjek më në “Instagram” as Mozzikun dhe as vëllanë e tij, Getinjon.

Se çfarë do ndodhë më tej, na mbetet të presim, ndërkohë analizojmë fillesën e këtij sherri mes dy reperave, që shpesh kanë qenë afër njëri-tjetrit në festa apo dasma miqsh. Gjithçka nisi nga një tekst i Capital T, që sipas detajeve, është një diss për Mozzik. Në janar të këtij viti, kohë kur lejoheshin dasmat dhe të tjera organizime të tilla, Capital T dhe Mozzik ishin të pranishëm në dasmën e një miku të përbashkët.

Ata atëherë pozuan në një foto që qarkulloi në internet dhe u përfol si një bashkëpunim i mundshëm. Por kjo ishte thjesht një fantazi fansash. Ndërkohë, në fund të nëntorit, Capital T, i ftuar në emisionin “Gjoni Black” me moderatorin Meriton Mjekiqi, këndoi freestyle.

Në freestyle-in e quajtur “Story”, Capital T thotë: “Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori”, dhe këtu fjala është për gruan e Mozzik, Loredana Zefin.

Djemtë nuk ndiqen në rrjete sociale, por Capital T ndjek Loredanën. Pas publikimit të intervistës në “Gjoni Black”, Mozzik postoi një foto ku shkruhet “Hustle, baby, hustle” (ngutu, vogëlush, ngutu). Ndërkohë që Mozzik është rikthyer me Loredanën pas një periudhe ndarjeje e konfliktesh.

Pasi u përfolën për histori pas divorcit me kolegët e muzikës, Loredana Zefi dhe Gramoz Aliu, Mozzik, kthehen në krahët e njëritjetrit duke shpëtuar familjen.

Çifti më i komentuar i vitit tashmë që janë dhe prindër, pas ndarjes u përfolën për romanca me kolegët e tyre në muzikë, Loredana me Zunën, ndërsa Mozzik me Kidën. Por duke qenë se asgjë nuk ndërrohet me familjen, ata kanë vendosur të hedhin pas krahëve mosmarrëveshjet e t’ia rinisin nga e para.

Ishte Loredana ajo që publikoi para pak ditësh pjesën e parë të dokumentarit, duke konfirmuar kështu edhe ribashkimin e saj me Mozzik. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë, ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Në një moment, reperi shprehet se: “Sa i përket ndarjes që ka ndodhur, më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkruar. Kanë folur e shkruar gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kemi jetuar shumë sene bashkë!”.

Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë, por u zbulua vetëm tani.

“Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë”, janë këto fjalët e Mozzik për reperen.

Në një pjesë të dokumentarit ata shfaqen duke i bërë njëritjetrit një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë që ka brenda kuptimin se dhembja në dashuri lë shënjën e saj.

Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme. Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.

Megjithatë, janë edhe 3 pjesë të tjera që do të shohim në vijim nga dokumentari, ku ndoshta ata kanë zbardhur më shumë rreth asaj që ka ndodhur në historinë e tyre të dashurisë dhe divorcit. Ndërkohë lëvizjet e Loredanës na bënë të mendonim se ajo dhe Mozzik janë rikthyer bashkë pak kohë më parë.

Fotoja e parë e rikthimit u sigurua nga një media e Kosovës, që i fotografoi në një hotel. Ndërkohë, në kulmin e thashethemeve për rikthimim, reperja doli “live” teksa ndodhej në palestër, pasi siç na ka treguar, po merret me boks, e padyshim nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Mozzik. “Ku është Mozzik?, ishte një nga pyetjet e fansave që nuk i ka shpëtuar Loredanës, e cila është përgjigjur: “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të”.

Videoja u bë virale dhe fansat ishin shumë të entuziazmuar nga ky fakt, pasi kjo ishte hera e parë që Loredana foli për Mozzik pas lajmeve për ribashkimin e tyre. Po si arritën ata ta shpëtonin familjen, ndërkohë që janë prindër të një vajze, Hanës?

Miq të afërt kanë treguar se pas konfliktesh dhe inatesh, që shpesh i kanë shprehur publikisht, duke u takuar shpesh për vajzën, kanë menduar “të ulin armët” e të flasin për të mirën e fëmijës dhe të familjes. Pas disa bisedimesh kanë rënë dakord, duke hedhur pas krahëve të shkuarën e duke ia nisur nga fillimi.

Kujtojmë që ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e diskutuar kohët e fundit, shoqëruar me shumë kunja që ata i bënin njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Pas deklaratës së Loredanës për ndarjen e tyre, e cila ishte e para që theu heshtjen pas shumë dyshimesh rreth marrëdhënies që kishin, situata u bë akoma dhe më e qartë.

Dukshëm të dy ecën para, këngëtarja me turin e saj dhe Mozzik me muzikën e tij. Mozzik i hodhi benzinë zjarrit pasi realizoi projektin e titulluar “Dhelpër dinake”, që u tha se ishte një dedikim për Loredanën.

“Dhelpër Dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë veç unë di”. Nisur nga titulli, mediat e Kosovës filluan me komentet se “Dhelpër dinake” ai quajti publikisht Loredanën.

Ndërkohë le të presim nëse “molla e sherrit”, Loredana, do të përfshihet në këtë konflikt të Mozik me Capital T, apo do të qëndrojë indiferente.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura