Plas nostalgjia te politikanët, foto nga fëmijëria e deri tek aksionet

Jul 21, 2015 | 11:05
SHPËRNDAJE

Ministrja Mimi Kodheli, gjatë aksionit me një shok
Ministrja Mimi Kodheli, gjatë aksionit me një shok
Pas rrëzimit të diktaturës, të paktën edhe 10 vjet më pas nga ajo ngjarje historike, njerëzit ishin përgjithësisht të druajtur dhe të vetëcensuruar që të mos flisnin pozitivisht për personazhe apo fenomene të ndryshme në komunizëm. Pjesë e këtij frustrimi absurd kanë qenë edhe fotografitë apo librat e realizmit komunist, të cilat jo rrallëherë janë gjetur në kazanë plehrash të grisur apo kanë përfunduar oxhaqeve. Më të kujdesshëm për të qëndruar larg “fakteve” të diktaturës kanë qenë politikanët, duke iu druajtur zemërimit të qytetarëve.
Ministrja Mimi Kodheli, gjatë një aksioni me shoqet e saj
Ministrja Mimi Kodheli, gjatë një aksioni me shoqet e saj
Por, një çerekshekull më pas, duket se gjërat jo vetëm kanë ndryshuar me themel, por edhe është kthyer në modë që të postosh fotografi nga e kaluara. Këtij trendi nuk i kanë shpëtuar as politikanët, që nga ministrja Mimi Kodheli, deputetët Kastriot Islami, Mesila Doda, Elsa Ballauri etj. po postojnë me shumë dëshirë fotografi bardhezi, siç realizoheshin dikur në komunizëm (dhe jo për hobi apo art, siç ndodh sot). Për shembull, ministrja Kodheli është shfaqur në dy poza, që janë shkrepur kur ka qenë aksioniste. Me humor dhe me sportivitet, ajo tregon veten mes shoqërisë, ku pranë saj spikat kazma e lopata. E veshur me pantallona treçerekëshe në stil djaloshar, Mimi mban në qafë edhe shaminë e pionierit që ishte simbol në regjimin e Enver Hoxhës. Ndërkaq, deputeti Kastriot Islami ka publikuar një fotografi nga shkolla 8-vjeçare, ku tregon emrat e shokëve me të cilët ka dalë.
(Nga e majta) Qemali, Agim Kuçuku, Kastriot Islami (rreth), Fatos Kodra, Dashamir Rrapaj, Jorgo Koculi, Tomor Misja, Agron Karoshi, Tonin Pavaci (ka ndërruar jetë) dhe Shyqyri Hasimi
(Nga e majta)
Qemali, Agim Kuçuku, Kastriot Islami (rreth), Fatos Kodra, Dashamir Rrapaj, Jorgo Koculi, Tomor Misja, Agron Karoshi, Tonin Pavaci (ka ndërruar jetë) dhe Shyqyri Hasimi
Më vonë në ngjarje vjen deputetja Mesila Doda dhe Elsa Ballauri, që së bashku kanë një fotografi nga greva e urisë së studentëve, vetëm pak javë nga ngjarja historike e përmbysjes së diktaturës… Por këta politikanë nuk janë të vetmit që po bëhen nostalgjikë, pasi në rrjetet sociale shumë prej tyre po publikojnë fotot e hershme, kryesisht nga fëmijëria.
Mesila Doda, me Elsa Ballaurin, Blendi Fevziun, Tani Kolonjën, Arian Manahasën etj, te Greva e Urisë e studentëve
Mesila Doda, me Elsa Ballaurin, Blendi Fevziun, Tani Kolonjën, Arian Manahasën etj, te Greva e Urisë e studentëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura