INTERVISTA E PLOTË/ Plas konflikti Tea-Xhensila në BB për Fatjonin. Fisniku: Nuk e mendoj si nusen time të ardhshme

May 30, 2015 | 11:23
SHPËRNDAJE

Pas trinomit Vesel-Tea-Fisnik, marrëdhëniet në shtëpinë e “Big Brother 8” kanë marrë rrjedhë tjetër. Dalja e Fisnikut nga loja e ka bërë Tean që herë të ndiejë mall për të, pastaj të përballet me lutjet e Veselit, e më pas të hyjë në komunikim më të ngushtë më Fatjonin. Por ky afrimitet e ka bërë keq të dashurën aktuale të Fatjonit, Xhensilën, e cila nuk është përmbajtur dot në xhelozinë e saj.

Tea, Xhensila

Një situatë e tillë ndodhi të dielën. Xhensila dhe Alba po shijonin muzikën në ballkon, kurse Fatjoni, Tea dhe Kristi ndodheshin në oborr. Dy djemtë po dëgjonin gjithë kërshëri Tean, e cila po tregonte për jetën e saj në Itali, punën dhe shoqërinë. Në momentin që Xhensila doli në oborr për të pirë cigare, ai gjeti Fatjonin duke diskutuar gjithë pasion me Tean.

Përpos ngacmimeve të Albës se sa shumë kishin për të diskutuar ata të dy, Xhensila nuk e përmbajti dot xhelozinë, dhe kështu nisi të kërcente me sytë drejt Fatjonit dhe Teas. Por ata aq shumë ishin të përqendruar te njëri-tjetri, sa nuk e vunë re fare. Në oborr u ndal muzika, ndaj komenti i Xhensilës gjithë ironi u dëgjua: “Po flet Tea. Ajo ka nevojë për qetësi, jo për muzikë, iku Fisniku, ngeli Fatjoni tani”.

Flet Fisniku: Ja pse Tea s’mund të jetë femra e lidhjes serioze

Ai e dashuron fjalën dhe është i bindur se, nëse di ta përdorësh mirë, mund të bësh për vete kë të duash. Edhe pse e humbi lojën e “Big Brother 8” para pak finales, Fisnik Veisllari tani ndihet i lumtur që ka fituar vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët e kanë pëlqyer pikërisht për elokuencën e tij. E konsideron fitore këtë lloj testi për të ardhmen, që do t’ia dedikojë punës në televizion.

Në këtë intervistë për gazetën “Panorama” shpreh ndjenjat për Tean, çfarë mendon për afrimitetin e saj me Veselin apo Fatjonin, dhe planet që ka me të pasi loja të ketë përfunduar.

U fuqizove në lojën e “Big Brodher” si lojtar, por dole nga shtëpia në momentin kulmimant. U mërzite, u zhgënjeve?
Sigurisht që më erdhi keq që nuk e vazhdova akoma më shumë, sidomos kur mora vesh se kishte njerëz që më mbështesnin dhe më donin për atë që isha aty. U zhgënjeva vetëm me veten që nuk arrita objektivin tim maksimal që ishte çmimi i madh, por kjo u venit kur mora vesh që kisha përçuar sinjale nëpërmjet ekranit, mesazhe të mira dhe vlera në total.

Si ishte të bashkëjetoje me banorët e tjerë në atë shtëpi, mendon se ua njohe fytyrën e vërtetë? Mendoj se nuk do njoh dikë tjetër më mirë dhe më shumë seç njoha ata atje…!

Ai që hyri pak a shumë në punët apo jetën tënde aty brenda, ishte Veseli. Tani që e sheh nga jashtë, si do e komentoje karakterin e tij?
Veseli dhe askush tjetër nuk hyn në jetën time ashtu kot, sepse ai do të hyjë. Veseli është një kokëbosh edhe brenda, edhe jashtë. Mbase nga mosha, mbase nga eksperiencat e kaluara, mbase nuk e di nga se…Por kokëboshët nuk mund të hyjnë në jetën time. Është një nga ata njerëz që të detyron jeta të takosh për një arsye apo për një tjetër, por jo detyrimisht përfshihet në jetën tënde.

Ndalojmë tek Tea, e cila në fakt ne që e pamë nga jashtë, u duk sikur luajti sa me ty, aq edhe Veselin. Ti e përjetove kështu?
Në fakt, Tea nuk luajti as me mua, as me Veselin. Njerëzit që e njohin mund ta kuptojne atë, por të tjerët s’besoj. Është vajzë që ka një mentalitet pak të zgjeruar dhe kjo jo gjithmonë mirëkuptohet te ne. Për këtë më vjen keq, dhe më besoni që edhe ajo po e vuan atë situatë, sepse disa gjëra kuptohen edhe kur je aty brenda..

Mund të na zbulosh ndjenjën që ke për të?

Mund të flasim gjatë për ndjenjën që kemi ne të dy, por është një nga ato ndjenja që sado gjerë e gjatë të flasësh, prapë nuk mund t’i thuash të gjitha, pasi mbetet gjithmonë diçka pa thënë. Rëndë- si ka që ne të dy e dimë dhe e kuptojmë. E quajmë “gjë të bukur” dhe kjo të gjithëve duhet t’u mjaftojë dhe t’u pëlqejë.

Po pse u tërhoq ajo?

U tërhoq sepse ishte diçka që na mbyllte te njëri-tjetri. S’duhet të kishte shpërqendrim në lojën tonë për çmimin e madh… dhe ku ishte diskutuar shumë herë nga të dy.

 Nuk dyshon se arsyeja e tërheqjes ishte sepse s’mund të ndante dot mendjen për të qenë me ty apo me Veselin?

S’e kam menduar ndonjëherë këtë… E dija shumë mirë çfafrë ishim të dy për Tean, kështu që nuk kishte mëdyshje apo mendje për të ndarë.

Po që Veseli po i lutet, si po të duket?

Veseli gjithë kohës lutet, asgjë e re për të, asgjë e re për mua, asgjë e re për Tean. Në fakt, kështu ka qenë gjithë kohës, ndaj dhe nuk më bën habi.

Tani që ti mungon në shtëpi, i trembesh ndonjë afrimiteti të tyre, pra lidhjeje?

Tea di ç’bën. Unë nuk i trembem asgjëje, s’kam pse.

Çfarë ka mbetur pa sqaruar mes jush, dhe kur ajo të dalë nga shtëpia, a do të jetë me ty?

S’ka mbetur pa sqaruar asgjë aty brenda. Patjetër që do të jemi bashkë. Ne jemi miq shumë të mirë.

Çfarë ka tërheqëse Tea?

Tërheq shpirti i saj, si dhe çiltërsia. Besoj se për pjesën fizike nuk kam pse të flas.

Të bezdis dialekti i saj?

Dialekti i saj është dialekti që përdorin edhe njerëz të mi, duke qenë se me origjinë të largët jam dhe unë nga Korça. Kështu që, s’ka se si të më bezdisë.

E mendon si nusen tënde të ardhshme? Dhe çfarë vlerëson tek ajo sa për ta pasur partnere jete?

Jo, nuk e mendoj si nusen time të ardhshme, e mendoj si një nga ata njerëzit që rrallëherë i takojmë në jetë. Nuk më pëlqen asgjë që mund të më bëjë ta kem partnere serioze. Më pëlqen gjithçka që e bën atë të jetë Tea. Partnere apo jo, pak rëndësi ka.

U etiketove si fiozofi i shtëpisë, pasi artikuloje bukur dhe argumentoje në mënyrë të detajuar. Në dashuri je romantiku i fjalëve të bukura apo rebel?

Në dashuri jam ai që ndiej të jem. Romantikun e kam të lindur, respektin dhe admirimin për femrën e edukuar, kështu që… rebelin më duhet ca që ta nxjerr në skenë (qesh).

 Sipas teje, cilët do të jenë finalistët e “BB8”, dhe kush mund ta fitojë?

Sipas meje do isha unë, por unë s’jam më, kështu që mos i besoni shumë parashikimeve të mia. Besoj se do të fitojnë vlerat në fund të fundit. Unë dua të shoh në finale Fatjonin, Tean, sepse e di që ata kanë vlera. Pastaj të tjerët nuk e di cilët mund të jenë.

Si e sheh lëvizjen e re në lojë të Teas, e cila po hyn në mes të çiftit Fatjon dhe Xhensila?

S’besoj se Tea po hyn në mes, pasi ajo ka një marrëdhënie të ndërtuar me Fatjonin dhe me Xhensilën. Me të dy shkon shumë mirë, siç e keni parë me njërin për lojëra, edhe me tjetrën për momentet e veta të sinqerta. Nuk shoh hapa të tillë.

Brenda në shëpi u krijuan edhe çifte të tjera. Si do e komentoje lidhjen Fatjon-Xhensila?

Pasion.

Alba-Diedon?

Dashuri.

Dimë që ambicja jote është që një ditë të jesh show-man. Çfarë formati konkret synon dhe ku do mund të të shohim?

Besoj se në Stand Up Comedy, ose një emision televiziv të tipit “One Man Show”. Por të shohim hapat e parë dhe të hedhim të dytët. Besoj se i kam të qarta idetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura