Plas keq mes dy analistëve në emision/ Abilekaj: Je shërbëtor i Ramës dhe lëpirës ordiner. Hila: Zagar sulmues i paguar nga opozita

Sep 3, 2021 | 8:57
SHPËRNDAJE

 

Ndërkohë që po diskutohej për qeverinë e re “Rama 3” dhe Borxhin Publik, ka degjeneruar në sulme dhe akuza personale debati mes dy analistëve Enton Abilekaj dhe Dritan Hila në emisionin “Open”.

sks

Abilekaj e ka cilësuar ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes si një shërbëtor të pushtetit, lëpirës dhe injorant. Ndërkohë që Hila i është kundërpërgjigjur duke e quajtur një zagar sulmues, ordiner, dhe të paguar nga opozita.

DEBATI  

Hila: Ti bie në fanatizmin partiak dhe unë nuk mund të vazhdoj…

Abilekaj: Ti je klientelist dhe fanatik

Hila: Ma shpjego çik klientelizmin tim. Mos lësho mufka!

Abilekaj: Ti je shërbëtor i shumë zotërinjve. I ke shërbyer një herë njërit një herë tjetrit, dihet. Ike nga qeveria, shkove te LSI-ja pastaj shkove këtej.

Hila: Jo nuk kam vajtur. Kam vajtur vetëm në çadër për ti thënë Lul Bashës që hiqni Sali Berishën. Shërbëtor i shumë zotërinjve je ti që kërcen degë më degë.

Abilekaj: Unë jam në opozitë.

Hila: Ke qenë nëndrejtor i ATSH-së. Me Fatos Nanon ke qenë. Ke kaluar degë më degë e hu më hu. Ti je zagari sulmues që sulmon të tjerët pa pasur asnjë fakt. Kam shërbyer vetëm me Edi Ramën si personazh publik si zv.minstër dhe kam qenë i vetmi që kam dhënë dorëheqjen.

Abilekaj: Zagar është ai që sulmon. Ti nuk ke qenë asnjëherë gazetar, ti lëpirës ordiner je.

Hila: Nuk mund të merrem me një ordiner si puna jote. Nuk jam një injorant si puna jote.

Abilekaj: Ti injorant je, nuk di çfarë është GDP-ja, më thua13 miliardë mo burrë. Personale me mua nuk e bën dot ti se je i diskretituar. Unë jam dita, ti je nata personalisht. Thuaj nuk kam argumenta dhe do mburr çik Ramën, ta kuptoj hallin!

Hila: Je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura