Plas grushti në Parlament, shikoni si përleshen deputetët dhe shkak bëhet…(VIDEO)

Dec 8, 2021 | 22:53
SHPËRNDAJE

parlamentDebati për buxhetin në parlamentin turk ka përfunduar me grushte mes deputetëve.

Ndërsa po diskutohej për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pati një përleshje mes deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet dhe partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP).

Një deputeti i CHP-së iu drejtua ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylus duke e pyetur për Sezgin Baran Korkmaz, një biznesmen turk që është i burgosur në Austri, i cili përballet me një sërë akuzash në Turqi dhe SHBA, duke përfshirë pastrim parash, ryshfet dhe mashtrim, raporton sozcu.

Duke ndërhyrë mes të dyve, nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së dhe nënkryetari i CHP-së, Veli Agbaba, u përpoqën të qetësonin situatën.

Më shumë deputetë iu bashkuan debatit, i cili u përshkallëzua në fjalë dhe ofendime verbale, duke përfunduar më pas në përplasje me grushte.

Pas kësaj skene, seanca u ndërpre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura