“Plani i vrasjes”, Doshi depotizon kërkesën për hetim ndërkombëtar, qëndron 80 minuta te Krimet e Rënda, del nga dera e prokurorëve

Mar 12, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi dorëzoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kërkesën që çështja e tij të hetohet nga prokurorë ndërkombëtarë. 

Kjo është hera e tretë që Doshi paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas denoncimit të bërë prej tij mbi dyshimet se kryeparlamentari Ilir Meta ka paguar për vrasjen e tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Makina e Doshit tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Doshi u paraqit në prokurori, me kërkesë të tij, rreth orës 10:30 të së enjtes i shoqëruar nga policë, pasi është marrë në mbrojtje. Më pas ai u largua nga porta ku hynë/dalin prokurorët dhe gjyqtarët. Dhe jo nga porta ku dhe hyri, ajo ku hynë/dalin qytetarët, mesa duket për të shmangur komentet me mediat.

Makinat që e shoqëronin e pritën deputetin nga dera lindore (hyrja e qytetarëve), pastaj lëvizen me shpejtësi dhe e morën nga dera tjetër (nga rruga e burgut ku hynë/dalin gjyqtarët e prokurorët), mësoi “Panorama Online”. 

Më herët gjatë ditës së sotme, deputeti Doshi përmes një postimi në Facebook u shpreh se ngjarja nuk është sajesë dhe se është i vendosur t’i shkojë deri në fund zbardhjes së saj. 

Makina e Doshit tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Postimi i Doshit në Facebook:

“Te dashur qytetare, Pavaresisht atyre qe do nxjerrin Iliri me Spartakun,nje gje j’u garantoj,qe kjo ngjarje nuk eshte sajese dhe porositesi eshte Ilir Meta. Zbardhjen e kesaj ceshtje do ta bej un bashke me ndihmen tuaj.
Jam i vendosur t’i shkoj deri ne fund!”, shkruante Doshi në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura