“Plani i zbatuar nga Trump do shkaktonte mungesa në treg”- Pas vendimit të Presidentit amerikan, Kanadaja ndalon eksportin e ilaçeve me recetë në SHBA

| 8:02
SHPËRNDAJE

Kanadaja ka ndaluar eksportin e disa ilaçeve me recetë, në SHBA, në mënyrë që të parandalojë një mungesë të tyre në vend.

trump kanada

Vendimi erdhi si përgjigje e një plani të SHBA, që do të lejonte që ilaçet të importohen nga Kanadaja për t’i bërë ato më të lira për amerikanët.

Edhe pse çmimet e barnave me recetë në Kanada janë më të larta se disa kombe, ato sërish janë më të lira se SH.B.A.

Një numër i furnitorëve të ilaçeve në Kanada kishin paralajmëruar se plani, i zbatuar nga Presidenti Trump, do të shkaktonte mungesa, shkruan BBC. 

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në korrik për të lejuar importimin legal të barnave më të lira nga Kanadaja.

Një muaj më vonë, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se ishte i lumtur të ndihmonte kombet e tjera me furnizimet e tyre nëse ishte e mundur, por përparësia e tij ishte mbrojtja e nevojave të Kanadezëve.

Prodhuesit e ilaçeve janë përballur me kritika të forta nga politikanët amerikanë, përfshirë Trump, si dhe nga kompanitë e sigurimeve dhe grupet e pacientëve për koston e lartë të ilaçeve të reja dhe rritjen e çmimeve në disa ilaçe të vjetra gjenerike.

Edhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka folur më parë për importimin potencial të ilaçeve, në mënyrë që të ulej kosto për qytetarët e SHBA.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.