Plani i Trump për zgjidhjen e konfliktit Izrael- Palestinë, Shehu: Shqipëria të mbështesë iniciativën

Jan 29, 2020 | 14:22
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shkruan se plani i paraqitur nga presidenti i Amerikës, Donald Trump për zgjidhjen e konflikteve Izrael- Palestine përbën garanci për stabilitetin e së ardhmes.

tritan-shehuuu-770x433

Në një postim në facebook, Shehu shkruan se Shqiperia duhet te mbeshtese inisiativen e impenjimin e SHBA per Lindjen e Mesme.

Postimi i Shehut:

Shqiperia duhet te mbeshtese inisiativen e impenjimin e SHBA per Lindjen e Mesme!

Plani Trump i paqitur dje per zgjidhjen e konflikteve zgjatura e te veshtira Izrael- Palestine, tregon per interesin e madh qe kane ShBA ne ate zone, stabilitetin e saj, duke perbere kjo garanci per te ardhmen.

Prezantimi ne linja te pergjitheshme i ketij plani te komplikuar paqeje tregoi se ai eshte nje projekt i gjere jo thjesht territoresh, i shtrire ne 4 vite, qe fillon nga kufijte, tek Kryeqytetet, krijimi i shtetit te Palestines me ambasade te ShBA ne ate, minimizim te influencave te grupeve terroriste e radikale ne Palestine e zone, shperndarje te Hamas, investime 50 Miliard $, bashkim me tunel te Ëest Bank me Gazen, njohjen e Jeruzalemit si Kryeqytet te Izraelit, zgjidhje te zonave te shenjta, te ceshtjeve me Jordanine etj.

Trump, qe e konsideroi si shansin e fundit per Palestinen kete zgjidhje me akoma shume te panjohura, deklaroi se ajo keshtu dyfishon territorin e kontrolluar prej saj.

Qendrimi i Trump eshte i qarte, duhet nje Palestine shtet ligjor dhe e zhvilluar, ne menyre qe ata qe po e mbajne si rezervat terrorizmi te mos gjejne me terren per ta arritur kete, nje Palestine ne bashkejetese me Izraelin e vendet e tjera te Rajonit.

Izraeli e mbeshteit plotesisht kete opsion, Palestina per momentin jo, megjithate gjerat shpresojme te evoluojne pozitivisht edhe aty, duke pasur impenjimin e garancine amerikane.

Per Shqiperine e shqiptaret, pavaresisht rolit tone jo aktiv aty, nuk duhet te kete asnje dyshim a vonese ne mbeshtetje te ketij projekti per te cilin ShBA, te cilat ne ndjekim ne ceshtjet e sigurise globale, jane involvuar kaq fort per sot e per neser.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura