Plani i Interit për pauzën/ Karkaleca dhe patate, ja dieta që urdhëron Konte

Mar 26, 2021 | 12:49
SHPËRNDAJE

Reflektorët ua ka lënë të tjerëve, megjithatë mes sekreteve të sistemit të Antonio Kontes që po bën të fluturojë Interin ndodhet edhe dietologu Mateo Pinçela. Nga patatet e ëmbla dhe makaronat, shirataki (me karkaleca) ka ndryshuar mënyra e të ushqyerit për zikaltrit. Një aspekt thelbësor për të gjitha skuadrat e Kontes, për të dhënë akoma më shumë dhe parandaluar dëmtimet.

inter

KOVERÇANO – I lindur në Mantovë në vitin 1979, pasi ka ndjekur diplomën magjistrale në shkenca teknike të sportit në Universitetin e Veronës dhe masterin e sportit në skuadër dhe sektorin e të rinjve, Pinçela ka nisur karrierën në regbi dhe mes viteve 2004-2010 është përgatitësi atletik dhe trajneri i të rinjve të Viadanës në kategorinë C.

Pas dy vitesh si përgatitës dhe ekspert i strategjive nutricioniste për Aironi Regbi, në vitin 2012 (të parin me Antonio Konten në stol) kaloi te Juventusi si përgjegjës për strategjitë nutricioniste të drejtuara paraqitjeve sportive. Nga viti 2016 bën pjesë edhe në stafin e kombëtares, aq sa pas rasteve pozitive me COVID të skuadrës zikaltër ka qëndruar pushim dhe vetëm sot do të mund t’i bashkohet Koverçanos së bashku me Barelën, Bastonin, Sensin dhe menaxherin e skuadrës, Oriali.

VAKTE NË SHTËPI — Me Pinçelën, Interi ka hyrë në një dimension të ri, duke qenë se fillimisht mbështetej vetëm te një këshilltar i jashtëm. Së bashku me përgatitësin atletik Antonio Pintus dhe bashkëpunëtorët përkatës, është personi që në njërin krah “torturon”, por në tjetrin bën të fluturojë Lukakun me shokë. Çdo lojtar, në fakt, studiohet në mënyrë të thellë për të krijuar një plan ushqimor në bazë të karakteristikave dhe kërkesave, aq sa pranverën e kaluar u përfshinë vaktet e personalizuara për t’u nisur në shtëpi.

Përgatiti: LEDIO NASE

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/