Plani i Bashës me 7 pika/ Rama rrëzon propozimet e PD për krizën e energjisë: Këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër, atavizma të kohës së Sudes e Vehbiut

Oct 8, 2021 | 10:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka rrëzuar propozimet me 7 pikat të Partisë Demokratike, që sipas selisë blu miratimi i tyre do t’i vinte në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës mbi karburantet, si dhe uljen e TVSH në 6 % për ushqimet.

Rama tha se këto propozimet kanë një problem, pasi sipas tij shteti me mbledhjen e kontributeve, u vjen në ndihmë më pas qytetarëve.

Pyetje: A ka marrë në konsideratë qeveria propozimet e bëra nga kryetari i opozitës Lulzim Basha që ka dalë me një plan me 7 pika ku kërkon dhe heqjen e taksës për karburantet dhe uljen e TVSH nga 20 në 6 % për cmimet e produkteve të shportës?

Edi Rama: E dëgjova, së pari unë do u kërkoja të verifikoni sa ka qenë cmimi i naftës në 2013, i diesel dhe benzinës, sa ka qenë verifikojeni në pikat e karburantit të vendit.
Sa e kanë blerë drejtuesit e automjeteve në 2013, më lirë apo më shtrenjtë se sot? Kaq, pastaj diskutojmë për të tjerat.

Se teoria ul këtu hiq aty ka një problem këto janë të gjitha para që ikin, e pastaj me cfarë do i bëj qeveria mbrojtjet? Me se? Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare nga kontributet me cfarë?

Se ne flasim për Gjermaninë e Francën e Italianë, bëni pak llogarinë sa paguajnë nga rrogat e tyre qytetarët atje për shtetin? Se shteti nga i nxjerr paratë me të cilat mbështe? Nga kontributet, sa paguajnë sigurime shoqërore atje për një pension më të lartë? E bëni krahasimin?

Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes ne jemi shumë të qartë ca do bëjmë kurse këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes e Vehbiut, ne s’jemi partia e qeveria e Sudes dhe Vehbiut.

Heqja e TVSH nuk ka treguar historikisht se kjo ul çmimet, se cmimet i vendos tregu dhe shteti në një sistem ekonomie kapitaliste tregu s’ka asnjë kapacitet ti imponojë privatëve sa duhet ta shesin produktin e tyre.

Kurse energjia vjen nga fakti që ne kemi mundësi të ushtrojmë një kontroll të caktuar mbi cmimin se këtu është edhe shteti në mes si prodhues dhe si shpërndarës, se po të ihsim si Spanja, që sot e ka problemin që s’ka më shteti asgjë e duhet të flasë me privatët, në prodhimin e energjisë e ka të gjithë private, Britania, s’ka më shteti asgjë.

JA PROPOZIME E PD

propozimet e pd plani me 7 pika basha energjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura