Plani i Ankarasë/ Erdogan telefonatë me Putinin, ja çfarë biseduan

Oct 16, 2019 | 7:37
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

erdogan putin

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se Erdoğan dhe Putin në bisedën telefonike trajtuan operacionin kundër-terrorist të Turqisë në veri të Sirisë dhe kontributin e këtij operacioni në mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe në procesin e zgjidhjes politike në vend.

Më 9 tetor Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar grupet terroriste atje, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe zgjatimin e saj sirian PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura