Plani financiar kundër koronavirusit/ Reagon LSI: I paqartë dhe i padetajuar. Qeveria shtoi mosbesimin, s’bëri publik fondet e shkurtuara në buxhet

Mar 19, 2020 | 22:21
SHPËRNDAJE

Lëviza Socialiste për Integrim ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin financiar me 7 pika kundër koronavirusit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, LSI e konsideron atë të paqarët dhe të padetajuar.

auto_selia_LSI1499246334

“Qeveria shtoi paqartësinë dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilët janë fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat për rrjedhoje do te vendosen për përballimin e pandemisë”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap, por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar.

Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.

Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.

LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura