“Plani ekonomik i qeverisë për biznesin i pamjaftueshëm”- Jorida Tabaku: Për 5 PPP do paguhen 250 mln euro më shumë

Mar 22, 2020 | 11:56
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se plani ekonimik i qeverisë është i pamjaftueshëm për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi, duke shtuar se sot nevojitet një mesazhe shprese.

jorida tabaku

Sipa saj, vetëm për 5 koncesione pritet të shpenzohen 1 mld euro, kur 240 mln euro janë vetëm nga “gabimet në kontrata”.

Tabaku: Kërkuam një plan ekonomik në shërbim të biznesit dhe qytetarëve për pandeminë ekonomike. Ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm. Sot ekonomia ka nevoje per mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët. Plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 mld euro. 240 mln euro vetem nga “gabimet ne kontrata”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura