Plani “C” si… Champions, Spaleti përgatit rikthimin e Interit

SHPËRNDAJE

Nis “faza” tjetër për Luçiano Spaletin: menaxhimi i resurseve. Risia e madhe e trajnerit toskan në sezonin e tij të dytë në pankinën zikaltër është rikthimi në Ligën e Kampionëve: angazhimi i dyfishtë (me kupën “e vërtetë”) i “qarë” prej vitesh, i ndjekur deri në javën e fundit sezonin e kaluar, nxjerr në pah një sërë dilemash të reja. Rikthimi i mbrëmjeve mesjavore gala ndryshoi merkaton, zgjeroi skuadrën dhe tani vendos trajnerin përballë një sfide të re: të dozojë forcat e të menaxhojë lojtarët, të gjejë një sintezë mes krijimit të një identiteti dhe nevojës për rotacion.

inter

EKSPERIENCË – Për Spaletin është një risi, por vetëm në aventurën e tij milaneze: 54 ndeshje në Champions (me përjashtim të paraeliminatoreve) janë një bagazh i rëndësishëm eksperience, i ndërtuar përgjatë një dhjetëvjeçari, mes 2006-ës dhe 2016-ës. Nëse kujtimi i fundit i himnit është ai i 1/8-ave në 2016-ës (por grupet i kaloi Rudi Garsia) gjatë gjashtë herëve që është paraqitur në grupe mes verdhekqve dhe Zenitit, nuk ka mundur të kalojë në fazën me eliminim direkt vetëm një herë, në sezonin 2012-’13 me rusët. Pra, s’flitet për një “amator”.

SKUADRA – Në merkato Spaleti kërkoi “titullarë” të tjerë për t’u shtuar atyre prezentë më parë dhe nga fillimi i sezonit e përsërit se lojtarët do alternohen. Nuk do ketë dy Inter, një për kampionat e një për Champions, por skuadra do ndërtohet nga java në javë. Nga limitimet e imponuara prej “Fair Play Financiar” lindi nevoja për blerje të elementëve polivalentë, të aftë për të mbuluar më shumë se një rol: kështu shtohet numri i zgjidhjeve në dispozicion: nga Azamoah mbrojtës e mesfushor, te “xholat” e sulmit Politano e Keita. Ky diskutim, megjithatë, ndërtohet paralel me zgjedhjet taktike. Nëse skema bazë do mbetet 4-2-3-1, mbrojtja me tre është shumë se një alternativë. Nëse Barcelona e Valverdes dhe Psv-ja e Van Bomelit bazohen më së shumti te moduli me katër mbrojtës, Poçetino herë pas here i ndryshon “fytyrën” Totenhemit.

DEBUTIMI – Pikërisht londinezët do jenë të ftuarit e parë të mbrëmjeve gala zikaltër. Takimi është më 18 shtator: thuajse dy javë nga sot. Ndërkaq, ditët mes sfidës ndaj Parmës dhe asaj kundër anglezëve do jenë të pakta: rasti i parë, megjithatë, ku do dallohet aplikimi i metodave “spaletiane”. Spaleti do nisë nga Parma planin “C”. C si Champions-i.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.