Plane për nesër? Dita nis me shi, por pasditja sjell borën. Temperaturat…

Jan 20, 2018 | 13:20
SHPËRNDAJE

Dita sot do te mbyllet me reshje te shumta shiu dhe rrebeshe dhe e diela do te nise po me vranësira e reshje të pakta deri ne mesdite. Pasditja dhe mbremja do te sjellin boren, per pasoje e nesermja do te shenoje edhe ulje temperaturash.

reshje-shiu-debore-permbytje-moti-ne-vend-rruge-te-bllokuara

Parashikimi nga Meteoalb

FUNDJAVA: vijon me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit ndërsa dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit.

Dita e dielë nis me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato Lindore. Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat Lindore dhe kryesisht Juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore.

TEMPERATURAT SOT kanë shënuar rritje në mëngjes dhe mesditë duke lënë vetëm zonat e thella malore me temperatura negative ndërsa

nesër temperaturat bien sërisht me 3°C në mëngjes; rënie që vijon më e ndjeshme pasdite dhe gjatë natës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura