Plan për ndryshimin e kufijve në Ballkan? Meta: Tentativa të dëshpëruara për agjenda populiste

Feb 21, 2018 | 14:22
SHPËRNDAJE

“Të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh”.

Kështu është shprehur sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një takimi me delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Sipas njoftimit te Presidences, Meta i ka konsideruar “ato tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit”.

Ky reagim i Presidentit Meta vjen pasi gazetari dhe Kryeredaktori i gazetes Express ne Kosove, Berat Buzhala tha se ka një skenar që do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

 

meta takimi ndarja territor

Buzhala, duke iu referuar deklarates se zëvendëskryeministrit te Austrisë qe ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës, shkruan se “Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

Lexo me shumë këtu: http://www.panorama.com.al/gazetari-zbulon-skenarin-thaci-rama-dhe-ahmeti-po-bejne-plan-per-ndryshimin-e-kufijve-ne-ballkan/

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst vuri në dukje se shpreson që Shqipëria të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të përftojë liberalizimin e vizave, sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politikë duhet të jenë zgjidhja e problemeve e shqetësimeve reale të qytetarëve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend”, u shpreh Meta, thuhet ne njoftimin e Presidences.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura